dossier
Dossier/Kriza sovjeto-jugosllave e vitit 1971 dhe një rol i Shqipërisë
Është shkruar disa herë se përmirësimi i marrëdhënieve me Jugosllavinë në fillim të viteve ’70 lidhej me kërcënimin rus që u lexua si shumë iminent sidomos pas ngjarjeve të Çekosllovakisë në vitin 1968. Në një përmbledhje publikuar në datën 4 dhjetor 2017 në faqen online të Wilson Center, kjo gjë konfirmohet tanimë nga burime diplomatike jugosllave të kohës së krizës së vitit 1971.