donald trump
Trump "fiton" një "rol" edhe nga Meryl Streep
Aktorja e njohur performoi me imazhin e kandidatit republikan Donald Trump, gjatë një shfaqjeje në New York:
Donald Trump: “Ishim më mirë me Gadafin dhe Sadamin” dhe godet Hillarin
Kontroversial dhe shpeshherë i nënvlerësuar për shkak të deklaratave të cilësuara edhe “idioteske”, garuesi republikan për presidencën 2016 Donald Trump megjithatë bën disa pohime që të tjerët i përshpërisin. Më e fundit është deklarata se bota do të ishte një vend më i mirë, nëse diktatorët si Saddam Husseini i Irakut dhe Moammar Gadafi i Libisë do të ishin ende në pushtet. Deklarata e djeshme u bë gjatë një interviste në CNN, ku Trump duke e quajtur Irakun “Harvardi i terrorizmit”, tha se ky vend është shndërruar në një “fushë stërvitjeje për terroristët”.
Donald Trump në qendër të vëmendjes, por edhe të humorit(video)
Ndërkohë që fushata për president në ShBA është përqendruar te shfaqjet publike të Donald Trump, Jimmy Fallon dhe Chris Christie, kanë vënë në lojë, atë përmes një bisede të supozuar me Presidentin Barack Obama. Ashtu si në realitet, pyetjeve për emigracionin, ekonominë dhe edukimin, Trump(Fallon) u përgjigjet: "Do të ndërtoj një mur gjigand".
http://www.washingtonpost.com/news/the-fix/wp/2015/08/04/jimmy-fallon-im...