divorci
Kënga e Gigi D'Alesio dekonspiroi një lidhje jashtëmartesore në Napoli dhe çon në gjyq Sony-n
Një rastësi, e cila zbulon një histori që duhej mbajtur e fshehtë dhe që hap një diskutim të madh lidhur me privatësinë në mjedise publike.
Europa po e mendon seriozisht divorcin nga Amerika
BE miraton “divorcin” me Britaninë
Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të BE-së s miratuan divorcin me Mbretërinë e Bashkuar, si dhe deklaratën politike që sanksionon marrëdhëniet me Britaninë pas Brexit. Para takimit kreu i Komisionit, Zhan Klod Junker nuk e fshehu keqardhjen për këtë vendim.
“Sot është një ditë e trishtuar, të shohësh një vend si Britania e Madhe të largohet, por do të bëja të njëjtin koment edhe për të gjithë të tjetër, distancimi nga BE-ja nuk është një moment gëzimi apo festimi, ky është një moment i trishtë, një tragjedi”-theksoi Junker.
Roman Abramoviç ndahet pas 10 vitesh martesë
Miliarderi rus Roman Abramoviç, pronar i klubit londinez të Çelsit dhe bashkëshortja e e tij Dasa Zukova kanë shpallur divorcin. "Pas dhjetë viteve rrugëtimi të përbashkët, kemi marrë një vendim të vështirë për t’u divorcuar, por do të mbeten miq, prindërit dhe kolegë. Ne do të jemi të angazhuar për të rritur së bashku fëmijët tanë”-thuhet në një deklaratë të çiftit.
Divorci si shpëtim, pasdivorci dramë
Numri i lartë i ndarjeve bashkëshortore, tregon nga njëra anë emancipimin e gruas shqiptare, por nga ana tjetër, problemet e theksuara të shoqërisë tonë, lindur pas viteve nëntëdhjetë. Jo çdo zënkë, mëri apo mosmarveshje duhet ta çojë njeriun në divorc, meqë këtë e parashikon Kodi i Familjes. Përkundërazi, duhen bërë të gjitha përpjekjet e duhura për të ruajtur familjen aktuale. Kur kanë shteruar të gjitha përpjekjet e mundshme, alternativa e vetme mbetet ndarja.
Divorci i nevojshëm dhe mosdiskrimini i homoseksualëve, si mund te kuptohet Porosia Apostolike në Shqipëri
Porosia Apostolike “Amoris Laetitia – Gëzimi i dashurisë” nënshkruar nga Papa Françesku më 19 mars vjen për t’u përhapur edhe në Shqipëri. Kisha Katolike ka njoftuar se me porosi të Nuncit Apostolik dhe të Seketerarisë së Konferencës Ipeshkvore paraqitja e Porosisë Apostolike “Amoris Laetitia”, që sipas saj mund ta quhet vërtet një ngjarje e bukur për familjen dhe për Kishën, do të bëhet në Katedralen e shën Palit në Tiranë ditën e hënë.
Firmoset zyrtarisht “divorci” i qeverisë me Crown Agents
Kontrata dyvjeçare mes qeverisë dhe kompanisë konsulente “Crown Agents” ka mbërritur zyrtarisht në fund. Edhe pse e ka cilësuar si një bashkëpunim të suksesshëm, Ministria e Financave nuk e ka rinovuar edhe një tjetër vit kontratën me kompaninë britanike, një mundësi kjo që ishte parashikuar që në momentin e nënshkrimit, por ka vendosur t’i japë fund asaj.