diletantizmi
Gabime trashanike në botimet historike. Mjaft diletantizmit!
Në këto 10-15 vitet e fundit, në vendin tonë janë botuar mbi 20 libra, me rreth 6000 faqe nga autorë shqiptarë, të cilët kanë si objekt çështjen e origjinës së tejlashtë të banorëve të trojeve tona, e njohur tradicionalisht si çështja pellazgjike. Ish- Universiteti “Vitrina” shkoi edhe më tej duke organizuar me studiues të fushave të ndryshme, në vitin 2011, një konferencë me temë “Qytetërimi Pellazg”.