Dieselgate

Dieselgate “kap” edhe Opelin, 100 mijë makina pritet të tërhiqen nga tregu

Postuar në 16 Tetor, 2018 12:42

Pas Volkswagen, Audi, Daimler dhe BMW, edhe Opel përfundon në syrin e ciklonit të drejtësisë gjermane, duke e zgjatur listën e prodhuesve të automjeteve të përfshirë në skandalin Dieselgate. Në të njëjtën ditë, shtëpia e automobilave në Ruesselheim ka marrë dy goditje: në mëngjes Prokuroria ka autorizuar një kontroll në selinë tregtare, ndërsa pasdite autoritetet kanë njoftuar për tërheqjen nga tregu të 100.000 automjeteve.

Tre studentët që zbuluan “Dieselgate”

Postuar në 24 Tetor, 2017 10:58

Skandali i emetimeve të naftës që i kushtoi Volkswagen 25 miliard euro u zbulua nga një treshe e studentëve të universitetit Virxhinias Perëndimore.

Arvind Thiruvengadam dhe Hemanth Kappanna janë nga India, ndërsa Marc Besch është nga Zvicra. Bashkangjitur me Universitetin e West Virginia është një institut për hulumtimin e emetimeve, ndoshta jo fusha e studimit ku një 30 vjeçar mund të aspirojë për një karrierë në inxhinierinë automatike.

Skandali i “Dieselgate”, dënohet inxhinieri gjerman

Postuar në 25 Gusht, 2017 22:12

James Liang, një ish-inxhinier i Volksëagen u dënua nga gjykata e Detroitit me 40 muaj burg dhe një gjobë prej 200.000 dollarësh për rolin e luajtur në skandalin "dieselgate". Pas dhënies së dënimit, James Liang mund të deportohet në Gjermani. Inxhinieri 63 vjeçar kishte pranuar fajësinë për akuzën e mashtrimit. Ai bashkëpunoi me autoritetet amerikane për hetimin e rastit në lidhje me emitimin e më shumë ndotje sesa pareashikon legjislacioni i SHBA për makinat me naftë.

Skandali “Dieselgate”, rregulla të reja për testin e gazit të makinave

Postuar në 10 Shkurt, 2017 22:07

Parlamenti Evropian promovon rregulla specifike me qëllim shmangien e skandalit të tipit “Dieselgate”. Komiteti i Tregut të Brendshëm ka miratuar propozimet që do ta bëjnë shumë të vështirë mashtrimin me emetimin e gazrave të  automjeteve. Rekomandimet e Komisionit do të diskutohen në seancën e ardhshme plenare të Parlamentit Evropian.

Subscribe to RSS - Dieselgate