Skandali “Dieselgate”, rregulla të reja për testin e gazit të makinave
Parlamenti Evropian promovon rregulla specifike me qëllim shmangien e skandalit të tipit “Dieselgate”. Komiteti i Tregut të Brendshëm ka miratuar propozimet që do ta bëjnë shumë të vështirë mashtrimin me emetimin e gazrave të automjeteve. Rekomandimet e Komisionit do të diskutohen në seancën e ardhshme plenare të Parlamentit Evropian.
Në fund të vitit 2015 prodhuesit e makinave gjermane Volksëagen pranuan se miliona automjete me naftë ishin të pajisura me një softëare që manipulonte testin emetimit. Që atëherë, marka të tjera automobilash u janë nënshtruar kontrolleve. Pas skandalit u shtuan zërat që kërkuan një rivlerësim “të statusit të aprovimit” , që nuk është asgjë tjetër veç sistemit të testimit të mjeteve në përputhje me ligjin.
Sipas rregullave aktuale, një prodhues mund të marrë miratimin për një lloj automjeti në çdo vend të BE dhe ta shesë atë pa testim të mëtejshëm në të gjithë bllokun. Disa argumentojnë se kjo i lejon prodhuesit e automjeteve të zgjedhin një vend ku ata mund ta marrin lehtë miratimin.
Deputetët e Parlamentit Europian duan t’u japin fund këtyre praktikave. “Ne ramë dakord se çelësi për të ndërtuar sërish besimin ndërmjet konsumatorëve dhe industrisë së automobilave është për të futur kontrolle më të rrepta dhe sistematike në çdo fazë. Me miratimin e propozimeve nga Komiteti i Tregut të Brendshëm, u dërgojmë një mesazh të qartë qeverive kombëtare dhe konsumatorëve. Ka ardhur koha për të trajtuar dobësitë që lejuan skandalin e emetimeve”-tha raportuesi nga grupi i konservatorëve europianë.
Add new comment