dielli artificial
Kina ndez diellin artificial
Në këtë fillim viti, Kina ndezi reaktorin e fuzionit bërthamor. "Dielli artificial" është pesë herë më i nxehtë se Dielli i vërtetë dhe këtë nxehtësi e arrin për rreth 17 minuta.
Sipas autoriteteve kineze, objektivi i këtij reaktori është të sigurojë energji të pastër pothuajse pa kufi. Shpresa është që reaktori të mund të imitojë reagimet natyrore që ndodhin brenda yjeve si Dielli. Ideja është hedhur prej vitesh, por krijimi i një dielli artificial që funksionon është provuar i vështirë, pavarësisht dekadave të kërkimit.