Kina ndez diellin artificial

Postuar në 05 Janar, 2022 11:05

Në këtë fillim viti, Kina ndezi reaktorin e fuzionit bërthamor. "Dielli artificial" është pesë herë më i nxehtë se Dielli i vërtetë dhe këtë nxehtësi e arrin për rreth 17 minuta.

Sipas autoriteteve kineze, objektivi i këtij reaktori është të sigurojë energji të pastër pothuajse pa kufi. Shpresa është që reaktori të mund të imitojë reagimet natyrore që ndodhin brenda yjeve si Dielli. Ideja është hedhur prej vitesh, por krijimi i një dielli artificial që funksionon është provuar i vështirë, pavarësisht dekadave të kërkimit.

"Operacioni i fundit hedh një themel të fortë shkencor dhe eksperimental drejt funksionimit të një reaktori të fuzionit bërthamor", citohet nga The Independent Gong Xianzu, një nga drejtuesit e eksperimentit dhe studiues në Institutin e Fizikës së Plazmës të Akademisë Kineze të Shkencave.

Reaktori arrin temperaturën 70 000 000 °C.

"Operacioni i fundit hedh një bazë të fortë shkencore dhe eksperimentale drejt funksionimit të një reaktori të tillë," tha Gong Xianzu, një nga drejtuesit e eksperimentit dhe një studiues në Institutin e Fizikës së Plazmës të Akademisë Kineze të Shkencave.

Ideja pas reaktorëve të fuzionit bërthamor nuk është aspak e thjeshtë. Ajo bazohet në parimin e diellit natyral. Diejt artificialë bashkojnë bërthamat atomike së bashku për të gjeneruar sasi të jashtëzakonshme energjie. Më pas, kjo energji do të kthehet në energji elektrike.

Për shkak se diejt artificialë nuk punojnë me lëndë djegëse fosile dhe nuk lënë pas mbeturina të rrezikshme, fizikanët thonë se janë më pak të rrezikshëm për mjedisin. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur e krahasojmë me burime të tjera të energjisë atje, si reaktorët e ndarjes bërthamore.

Kina nuk është i vetmi vend që punon për krijimin e një dielli artificial. Kërkimet për të arritur deri në konkretizimin e idesë kanë vite që vijojnë. I njëjti ekip që ngriti reaktorin e Kinës do të punojë edhe me një ekip tjetër në Marsejë, Francë. Pasi të përfundojë, dielli artificial në Marsejë do të jetë reaktori më i madh në botë ose Reaktor Ndërkombëtar Eksperimental Termonuklear (ITER). Plane të tilla ka edhe Britania e Madhe.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Me falni per nderhyrjen, por nuk mund te quhet "reaksion i shkrirjes". reaksionet e fuzionit, me shume se reaksione shkrirje, jane reaksione bashkimi. Per te mos krijuar konfuzion terminologjik preferohet qe edhe ne shqip te thuhet "fuzioni berthamor" per te karakterizuar sakte procesin qe ndodh ne te vertete, sepse nuk eshte as "bashkim" e aq me pak"shkrirje". Megjithate eshte e drejta juaj ta quani si te doni. Ata qe nuk e dine se c'eshte, perseri nuk kane per ta ditur, ata qe e dine nuk do ta konsiderojne te sakte. Falemnderit per mirekuptimin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.