dekorata
Brokaj në mbrojtje të Shyqyri Çokut dhe kundër dekorimit të Berishës
Sabit Brokaj, ish-deputet i Partisë Socialiste në vitin 1991 del në mbrojtje të Shyqyri Çokut dhe kundër dekorimit të Sali Berishës nga presidenti Nishani. Në një intervistë për gazetën “Shqip” ai e konsideron qesharak qëndrimin e mbajtur nga Partia Socialiste për heqjen e dekoratës Shyqyri Çokut, pasi të gjitha akuzat sipas tij janë të mbështetura në deklarata individësh të caktuar.
Reagon Shyqyri Çoku: "Nuk kam torturuar dhe nuk kam qenë fare pjesë e Sigurimit"
87-vjeçari Shyqyri Çoku, emri i të cilit është përmendur dendur lidhur me dekorimin për 70-vjetorin e Çlirimit ka folur sot për gazetën "Shekulli". Ai deklaron se nuk ka qenë pjesë e Sigurimit, se nuk e ka torturuar At Zef Pllumin dhe se nuk e njeh Sami Repishtin. Ndërkohë, edhe kryeministri, në fjalën e tij në Kuvend, e ka cilësuar Çokun si torturues të të dyve.
Qeveria mirënjohëse e Partisë së Punës. Dekorata për ish-funksionarë të regjimit
Një vit më parë me urdhërin e Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli u krijua një komision i posaçëm, misioni i të cilit ishte evidentimi i 1000 veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, të cilëve do t’ju jepej “Medalja e Mirënjohjes” me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit të Atdheut. Sipas ministrisë dekoratat u akorduan në bazë të propozimeve të shoqatave të veteranëve. Një vit më pas “Gazeta Shqiptare” siguroi ekskluzivisht listën e plotë, e cila u mbajt sekret dhe deri më sot nuk ishte bërë publike.
Dekoratat e presidentit
“Shqiptarja.com” boton sot një letër të arbëreshit Italo Elmo, shkrimtar e publicist, drejtuar ambasadorit shqiptar në Romë, Neritan Ceka. Elmo shkruan për vizitën e presidentit Bujar Nishani në prill të këtij viti në Itali, ku presidenti shqiptar akordoi një mori medaljesh, që nga ajo e “Flamurit kombëtar” e deri te “Mjeshtër i Madh”, “Nënë Tereza” etj.. “U nis nga një ide e mirë e përfundoi gjithshka në meze e pije”, shkruan Elmo. Fjala është për shpërndarjen e dekorata pa kriter e me motivacione pa sens në raport me atë përfaqëson vetë dekorata.