Dekoratat e presidentit

Postuar në 22 Gusht, 2015 13:11

“Shqiptarja.com” boton sot një letër të arbëreshit Italo Elmo, shkrimtar e publicist, drejtuar ambasadorit shqiptar në Romë, Neritan Ceka. Elmo shkruan për vizitën e presidentit Bujar Nishani në prill të këtij viti në Itali, ku presidenti shqiptar akordoi një mori medaljesh, që nga ajo e “Flamurit kombëtar” e deri te “Mjeshtër i Madh”, “Nënë Tereza” etj.. “U nis nga një ide e mirë e përfundoi gjithshka në meze e pije”, shkruan Elmo. Fjala është për shpërndarjen e dekorata pa kriter e me motivacione pa sens në raport me atë përfaqëson vetë dekorata. Dhe publicisti i referohet në kritikën e vet edhe një shkrimi të një tjetër arbëreshi, Atanasio Pizzi, sipas të cilit “presidenti me një program të stonuar si vallet e tarantelave, u largua mjaft nga manifestimi mbushur plot kuptim, histori, tradita dhe referime të vërteta të arbëreshëve(që duhen ruajtur) dhe jo shumë larg prej andej u bënte nderime(si një meteor që në fillim shkëlqen e pastaj le hi) atyre që i atribuojnë Arbërisë muzikë instrumentale, ndërkohë që duhet ta dijë se ne prej shekujsh ne përdorim shprehjem e pastër zanore/gojore. Është e ligjshme të pyesim: për çfarë ka ardhur për Piknik? Po të gjykojmë nga parashikimet e motit ka gabuar kohë”, thekson Elmo. Rol në këtë sipas tij ka edhe ambasada e Shqipërisë në Romë, që “ka vepruar në mënyrë joefikase”. Elmo thotë se përzgjedhja e bërëëe dhënien e dekoratave ishte kaotike, me mekanizma klienteliste, “një atentat kryer ndaj Arbërisë”. Elmo jep edhe sugjerime konkrete se çfarë u la jashtë dhe këtu përgjgjësia e Neritan Cekës është e prekshme. Sipas tij, Lëvizja drejt Lindjes e Ipeshkvit të ri të Lungros; “shumë e rënë është të harrohet figura e prof. Nicola Tocci, arbëresh nga Lungro dhe drejtor i “Kalendarit didaktik të shqiptarëve të Italisë”. “Të vjen shumë keq që ambasadori Ceka nuk i ka bërë të ditur presidentit të Republikës së Shqipërisë veprën didaktike shumë të rëndësishme të prof. Cettina Mazzei, arbëreshe nga Caraffa, ideatore dhe koordinatore e pasqyrës kulturore foklorike për vlerësimin e pakicave. Kjo nuk është as e pranueshme dhe as e tolerueshme”, shkruan Elmo. Siç vihet re vizita dhe sjellja zyrtare ka lënë shije të keqe te një pjesë e komunitetit arbëresh në Itali që nuk po pranoj të jetë fasadë. Elmo e konsideron të patolerueshme nga pikëpamja morale “kundërshtinë e Presidentit për emërimin e Visar Zhitit në postin e ambasadorit pranë Selisë së Shenjtë”. Këshilla në fund për Presidentin është edhe më therëse: “Ushtroni mandatin tuaj në interesin e vetëm të gjithë Arbërisë dhe jo të interesave personale, edhe pse mulliri i Arbërisë është i lashtë e bluaj shekuj”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.