DASH
Ekstremizmi islamik në Kosovë i financuar nga organizatat e huaja
Departamentit i Shtetit thotë se kërcënimi i ekstremizmit të dhunshëm islamik në Kosovë është rritur gradualisht që nga konflikti i vitit 1999, i nxitur pjesërisht nëpërmjet financimit nga organizatat e huaja që predikojnë ideologji ekstremiste. Rreth 250 nga 300 luftëtarë të huaj terroristë nga Kosova, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit kanë udhëtuar në Siri dhe Irak për të luftuar për ISIS-in ose Frontin el-Nusra, nga të cilët rreth 50 janë vrarë.
BE kërkon prova për dënimin e korrupsionit në nivele të larta, SHBA e ka me Prokurorinë
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e të drejtave të njeriut për vitin 2015. Në pjesën për Shqipërinë thuhet se problem mbetet pandëshkueshmëria. “Qeveria nisi disa hetime për zyrtarë të lartë, por prokuroria më pas i rrëzoi çështjet”- shkruhet në raport. Më tej thuhet se veçanërisht dënimi i zyrtarëve të lartë që kanë kryer abuzime mbetet sporadik dhe i pandjeshëm. Një tjetër problem sipas Departamentit të Shtetit mbetet përhapja e korrupsionit kryesisht në sistemin gjyqësor dhe atë shëndetësor. Edhe Bashkimi Europian shton presionin ndaj Tiranës.
Raporti i DASH, Shqipëria pikë kryesore prodhimi dhe tranziti e marijuanës
Sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për luftën kundër lëndëve narkotike, Shqipëria vazhdon të mbetet një vend kryesor burimi për prodhimin e marijuanës dhe një pikë tranziti për dërgesat e kokainës dhe heroinës me destinacion përfundimtar tregjet evropiane. Gjatë vitit 2015, thuhet në raport, autoritetet shqiptare kryen një sërë arrestimesh dhe kapën një sasi të madh droge nga prodhuesit dhe rrjetet e trafikantëve që veprojnë në vend, duke vazhduar prirjen e vitit 2014.
SHBA, 5 mln dollarë për kreun e rekrutimeve të ISIS
Shtetet e Bashkuara vendosën shifrën prej 5 milionë dollarësh për çdo informacion që do të çonte në kapjen e Abu Muhamad Al Shimali, i njohur ndryshe si njeriu që nxit rekrutimet në Europë, apo në vende të tjerë për llogari të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.
Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, 36 vjecari saudit është përgjegjes i Komitetit të Logjistikës dhe Emigracionit, me fokus rekrutimin e vullnetarëve të huaj dhe garantimin e udhëtimit të tyre në Irak dhe Siri. Ai njihet ndryshe si Tirad Al Xharba.