Curon

Itali/ Fshati nën ujë del në “dritë” pas zbrazjes së liqenit (FOTO)

Postuar në 18 Maj, 2021 13:09

Punimet për riparimin e një rezervuari në Itali kanë zbuluar mbetjet e një fshati të zhytur nën ujë për dekada të tëra. Liqeni Resia, në veri të vendit, është i njohur më së shumti për majën e kishës që del nga ujërat e tij të akullta. Kjo skenë ikonike është bërë frymëzim për një libër dhe një seri Netflix. Por zbrazja e liqenit përkohësisht nxori në sipërfaqe gjurmët e fundit të Curon, një fshat me qindra banorë para se të përmbytej për të krijuar një impiant hidroelektrik në 1950. 

Subscribe to RSS - Curon