Itali/ Fshati nën ujë del në “dritë” pas zbrazjes së liqenit (FOTO)
Punimet për riparimin e një rezervuari në Itali kanë zbuluar mbetjet e një fshati të zhytur nën ujë për dekada të tëra. Liqeni Resia, në veri të vendit, është i njohur më së shumti për majën e kishës që del nga ujërat e tij të akullta. Kjo skenë ikonike është bërë frymëzim për një libër dhe një seri Netflix. Por zbrazja e liqenit përkohësisht nxori në sipërfaqe gjurmët e fundit të Curon, një fshat me qindra banorë para se të përmbytej për të krijuar një impiant hidroelektrik në 1950.
Liqeni Resia - ose Reschensee siç njihet në gjermanisht - shtrihet në Tirolin e Jugut, rajoni alpin që kufizohet me Austrinë dhe Zvicrën.
Fotografitë e shpërndara në mediat sociale tregojnë bodrume dhe mure mbi atë që më pas u bë shtrati i liqenit, afër kullës më të njohur të kishës të shekullit XIV. Fshati Curon u mbulua nga uji në 1950, kur autoritetet vendosën të ndërtonin një digë dhe të bashkonin dy liqene - megjithë kundërshtimet e banorëve të tij.
Më shumë se 160 shtëpi u mbuluan nga uji dhe popullsia e Curon u zhvendos - edhe pse disa vendosën të qëndronin në fshatin e ri aty pranë. Në ditët e sotme, liqeni është i popullarizuar nga alpinistët në verë, ndërsa në dimër turistët ecin nëpër sipërfaqen e ngrirë për të arritur në majë.
Add new comment