cikago
4 korriku përgjaket në Çikago
Festa amerikane e Pavarësisë është përgjakur kësaj radhe nga një episod i rëndë i ndodhur në një zonë periferike të pasur të Çikagos, Highland Park. Gjashtë të vdekur dhe 24 të plagosur, ky është bilanci i ngjarjes që dyshohet se është shkaktuar nga një person i moshës 18-20 vjeç.
Personi ka kryer qitje nga një çati vetëm pak ditë nga ngjarja e 24 majit në Texas ku mbetën të vrarë 19 nxënës dhe dy mësues.
“Reuters” raporton për një video celulari prej nga ku dëgjohen 30 të shtëna, pauzë, mandej 30 të shtëna të tjera.
SHBA/Polici, 16 plumba mbi 17 vjeçarin. Akuzohet për vrasje të shkallës së parë
Një video e lëshuar këto ditë tregon sesi një polic në Çikaho, Jason Van Dyke, ekzekuton në mënyrë brutale një adoleshent afroamerikan, 17 vjeçarin Laquan McDonald. 16 qitje pë 13 sekonda pasi ky i fundit ishte rrëzuar përtokë. Protestat kanë nxjerrë në rrugë qindra vetë që akuzojnë policin për vrasje. Dhe në fakt, 13 muaj hetim, kanë çuar në akuzën zyrtare "vrasje e shakllës së parë për Van Dyke, i cili ka deklaruar se druhej për jetën e tij. Por prokoruorë janë shprehur se qitja e tij ishte e pajustifikueshme. Ky nuk është rasti i vetëm në SHBA.