SHBA/Polici, 16 plumba mbi 17 vjeçarin. Akuzohet për vrasje të shkallës së parë
Një video e lëshuar këto ditë tregon sesi një polic në Çikaho, Jason Van Dyke, ekzekuton në mënyrë brutale një adoleshent afroamerikan, 17 vjeçarin Laquan McDonald. 16 qitje pë 13 sekonda pasi ky i fundit ishte rrëzuar përtokë. Protestat kanë nxjerrë në rrugë qindra vetë që akuzojnë policin për vrasje. Dhe në fakt, 13 muaj hetim, kanë çuar në akuzën zyrtare "vrasje e shakllës së parë për Van Dyke, i cili ka deklaruar se druhej për jetën e tij. Por prokoruorë janë shprehur se qitja e tij ishte e pajustifikueshme. Ky nuk është rasti i vetëm në SHBA. Ndoshta për të hequr çdo dyshim, gjykata urdhëroi publikimin e videos.
Add new comment