canaku
Funerali i "turpit" të një vajze*
Ngjarja e fundit në Divjakë që pari si viktimë 29 vjeçaren Jonida Çanaku e gjetur e vrarë në një apartament në Golem, hedh dritë mbi një situatë kritike të moralit të shoqërisë. Çanaku ishte e ndarë nga i fejuari dhe ishte lidhur me binzesmenin Sokrat Shano nga Krutja. Edhe Shano ishte i divorcuar dhe lidhja e tyre nuk shkaktoi asnjë dramë familjare apo divorc. Siç është raportuar Shano e ka vrarë Çanakun duke e torturuar, duke e lidhur në këmbë dhe duke e mbytur. Më tej Shano vret veten dhe lë adresën e vendit ku ndodhej viktima e tij.