Funerali i "turpit" të një vajze*
Ngjarja e fundit në Divjakë që pari si viktimë 29 vjeçaren Jonida Çanaku e gjetur e vrarë në një apartament në Golem, hedh dritë mbi një situatë kritike të moralit të shoqërisë. Çanaku ishte e ndarë nga i fejuari dhe ishte lidhur me binzesmenin Sokrat Shano nga Krutja. Edhe Shano ishte i divorcuar dhe lidhja e tyre nuk shkaktoi asnjë dramë familjare apo divorc. Siç është raportuar Shano e ka vrarë Çanakun duke e torturuar, duke e lidhur në këmbë dhe duke e mbytur. Më tej Shano vret veten dhe lë adresën e vendit ku ndodhej viktima e tij. Një ngjarje që duket se ka në sfond pasionin e dy njerëzve, të cilër përfunduan tragjikisht. Por nuk mbaron me kaq, pasi ceremonia e varrimit u ka bërë gjyqin moral të dyve: Çanakut, një vajzë e vrarë barbarisht dhe Shano, një biznesmen që vrau një njeri tjetër.
“Familja Çanaku në fshatin Kryekuq të Divjakës e ka patur të vështirë të hapë këtë të martë dyert e mortit për të përcjellë në banesën e fundit Jonidën, vajzën e vogël të shtëpisë, të ndarë nga jeta 3 ditë më parë. Ka qenë e vështirë për familjarët të pranojnë lidhjen e vajzës me 65-vjeçarin Sokrat Shano, i cili ishte i dashuri dhe vrasësi i saj ëe fund. Të afërm tregojnë për Top Channel se familja ishte përpjekur vazhdimisht ta shkaterronte atë lidhje, por e ndjera nuk ka pranuar.
Historia e nisur 3 vjet e gjysmë më parë, e ka detyruar të renë të ndërpresë edhe fejesën me një tjetër djalë. Këtë herë, Jonida kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes me Shanon, por ky i fundit nuk e ka pranuar ndarjen.
Jashtë kameras, banorë të fshatit Kryekuq të Divjakës, ku banonte vajza më e vogël e familjes Çanaku, fqinjë e të afërm thonë se nuk mund të marrin pjesë në ceremoninë mortore. Vetëm 25 vetë e përcollën atë”, raporton Top-Channel.
E kundërta me Shanon që është pëecjellë nga dhjetëra njerëz, por edhe nga komente shumë vlerësuese nga bashkëfshatarët, të cilët janë në dijeni se ai ka kryer një vrasje.
“Sokrat Shano u përcoll për në banesën e fundit nga dhjetëra miq e të afërm, banorë të fshatit, të cilët pavarësisht historisë, e përshkruajnë si njeri të ndershëm e një bamirës të fshatit, ndonëse kishin dëgjuar prej kohësh për lidhjen e tij me një vajzë të re.
Sokrat Shano, vrau duke e mbytur 29-vjeçaren më 13 gusht. Para se t’i jepte fund edhe jetës së tij, ai la pas disa letra me adresa ku ndodhej trupi i pajetë i Jonidës, të cilën kishte zgjedhur ta vriste për të mos lejuar që ajo të ikte nga jeta e tij”, vijon raportim TCh, duke evidentuar një moral që vështirë se mund të kualifikohet si normal.
*Titulli sipas kronikës së Top-Channel
Comments
Takati
Bisnesmen e i suksesshem nuk do te thote se ke takatin e nje te riu! Ky me siguri nuk ia ka dale te plotesoje "sfidat" qe i ka vene 29 vjecarja ndersa ajo e ka shfrytezuar sepse dashuri veshtire te kete patur! Mungesa e takatit e ka cuar ne kete krim!
Add new comment