bursa
Stanford, 750 milionë dollarë për bursa për përgatitjen e liderëve botërorë
Universiteti i Stanfordit në SHBA ka njoftuar hapjen e programit Knight – Hennessy që synon “përgatitjen e liderëve globalë me aftësitë për të adresuar sfidat përherë e më komplekse që përballet sot bota”. Programi ka si fond 750 milionë dollarë dhe ai merr emrin nga dy iniciatiorët: Philip H. Knight, filantrop dhe presidenti i 10-të i Stanford John L. Hennessy. Programi do të pranojë çdo vit 100 studentë që “demonstrojnë lidership dhe angazhim qytetar e që janë caktuar nga universitetet e tyre”. Fondi parashikon që bursistët të jenë të përzgjedhur nga shumë kombësi.
Paketë shpëtimi për industrinë minerare
Qeveria shqiptare ka ndërmend të ndërhyjë me një plan shpëtimi për industrinë minerare e cila është aktualisht në krizë të thellë. Shkak është rënia e çmimeve në bursën ndërkombëtare në nivelin 40% dhe qeveria po mendon që të mos lejojë falimentin e një sektori që ka aktualisht 20 mijë të punësuar.
Me Soros vlen kudo më shumë, përveçse në Shqipëri
Bursa reagon drejt, ose rend sipas llogarive për fitim. Dhe një emër me të cilin fiton, apo rrit kredencialin është edhe George Soros. Këtë fat e ka patur edhe “Ferrari” , kompania e njohur e automobilave luksozë, aksionet e së cilës janë rritur sapo në listën e aksionerëve është shfaqur emri i miliarderit në fjalë. “Në fund të vitit që shkoi “Soros Fund Management LLC” bleu 850,000 aksione të “Ferrari”...Kjo e bën Soros një nga investitorët kryesorë te “Ferrari”, vlera e të cilit kishte rënë me 30% që nga hapja e ofertave në muajit tetor”, raporton “Bloomberg”.
E pafalshme që Shqipëria nuk ka Bursë, e kanë vende në luftë si Iraku e Palestina
Aksionet e qeverisë kundër informalitetit në ekonomi kanë sjellë në vëmendje edhe një debat që ndoshta është krucial për ekonominë dhe tregun e kapitalit. Hapjen e një burse ku mund të kuotohen aksionet jo vetëm të kapitali shtetëror, por dhe atij privat. Ky është dhe një nga shqetësimet që përcjell ish-drejtori i Bursës së Tiranës, Elvin Meka sipas të cilit është absurde që Shqipëria funksionon pa bursë, ndërkohë që këtë institucion e kanë vende në luftë si Iraku e Palestina.
Intervista/ Genci Ramaj, eksperti fiskal: Pa funksionuar bursa, gjithçka është informale
Jemi në krizë financiare. Eksperti bankar dhe “brokeri” i bursës shqiptare Genc Ramaj, që është gjithashtu dhe një nga njohësit më të mirë të sistemit bankar dhe sistemit fiskal, gjatë një interviste për “ResPublica” tregon pikat e dobëta ku është mbërthyer kriza, dhe si mund të dalim prej saj.
ResPublica: - Në çfarë situate e shihni ekonominë shqiptare të viteve të fundit?
Nafta, çmimi ulet në vjeshtë. Ndoshta...
Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare vijon të ulet, duke kalur kuotën e 46.8$ për fuçi, shumë afër çmimit më të ulët të janarit të këtij viti. Në mënyrë konstante, çmimi i naftës sjell në vëmendje çmimin që aplikohet në Shqipëri, ndër më të lartët në Europë. “Monitor” raporton se në muajin shtator pritet gjithsesi një ulje, por pa saktësuar sesa. Revista i referohet “aktorëve të tregut”, të cilët operojnë në një treg ku çmimi asnjëherë nuk përputhet me prirjet e tregut ndërkombëtar. E megjithatë arsyet nuk mungojnë përherë.