burgu
Burgu si pasion dhe dalldi e papërmbushur qeverisëse
Të gjithë e mbajmë mend kryeministrin e tanishëm kur bërtiste lart e poshtë nëpër Shqipëri duke përëritur fjalën Burg. Burg për këdo që i prishte fasadën e Shqipërisë që kishte imagjinuar, për këdo që kishte ndërtua pa leje, burg andej e burg këtej. E kishte sefte në detyrë dhe sevdanë për shtet e kishte të madhe. Kaluan ca vjet dhe shqiptarët e nuhatën se nuk kishin të bënin me ndonjë Bej të sertë që kur të bën benë të gjen belaja. Kishin të bënin me një rrufjan që këtej bërtet e këtej shkel syrin. Ndaj edhe ato vepra që të fusnin në burg, jo vetëm që u shtuan por e kapën për fyti vendin.
Kërkohet burg për tre gjyqtarët e Durrësit. Do të ndiqet ky standard për Mazniku-Fusha?
Tre gjyqtarët e Durrësit që u akzuan se përfituan pagesa të paligjshme nga të tretë, një prej të cilave edhe ajo për të parë ndeshjen Real Marid-Barcelona, kanë marrë pretencën e prokurorisë për 3.5 vjet burg. Petrit Ceno, Kliton Spahiu dhe Petraq Dhimitri janë tre gjyqtarët që në rast dënimi do të përfitojnë uljen e dënimit me 1/3, sepse procesi është zhvilluar me gjykim të shkurtuar, pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda më 9 korrik. Ndërsa për biznesmenin Namik Sadiku, për të cilin gjyqtarët favorizuan një vendim, është kërkuar 2 vite burg. Pazari ka qenë i thjeshtë: biznesmeni ka
Politika i premton burgun vetes
Politika shqiptare ka hyrë në një rreth psikotik dhune verbale dhe lufte civile retorike që herët apo vonë do të çojë në veprime që do përligjin këto që artikulohen sot. Jo për dëshirë, por për të riekuilibruar një skenë të anuar dukshëm nga krahu i krimit ekonomik. Politika shqiptare po premton publikisht Burgun, ndëshkimin; ajo është detyruar të fusë në axhendë prioritare repertorin penal për të cilin mendonte se nuk do të vinte ndonjëherë dita.
Në emër të kujt kërcënon deputetja?
Disa media pranë pushtetit kanë zakonin e dispeçerit të mesazheve politike të ardhura nga burime të ndryshme, përfshirë faktorë ndërkombëtarë. Nuk ka sesi të kuptohet ndryshe p.sh hapësira mediatike që i jepet një deputeteje si Rudina Hajdari, të cilën e gjen në disa faqe mediatike sa herë që ajo flet.
Triumfi i armikut të popullit
Nuk është e vështirë të gjendet një “armik i popullit” në këtë periudhë tranzicioni. Për elitën shqiptare, që përherë i ka shërbyer pushtetit, ai është vetëm një: Sali Berisha.
Është I këtillë jo vetëm për ato që ka bërë dhe ato që i atribuohen, por edhe për atë që përfaqëson. Provincial nga Veriu në Tiranën e dominuar nga shokët e partisë dhe bijtë e saj, Berisha përthith me përkufizim çdo akuzë, insinuatë dhe i shkon çdo përbuzje.
Pazari që po mbyllet pas fjalëve dhe luleve për 21 janarin
Gazeta “Dita” ka sjellë disa ditë më parë rastin e gjyqtarit Aleksandër Muskaj si shembull përgënjeshtrimi për deklaratat e kryeministrit Edi Rama se ai do të çojë në burg gjyqtarët e 21 janarit. Në një shënim të vetin gazeta vë në dukje, se premtimet e z. Rama nuk qëndrojnë në këmbë dhe janë madje gënjeshtra rë vërteta. Për rastin e z. Muskaj, mjafton fakti se ai është propozuar nga qeveria Rama për në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Reagime në Greqi pas zhvendosjes nga burgu i Korydalos të vrasësit kryesor të organizatës 17 Nëntori
Ka provokuar reagime të shumta në Greqi vendimi i qeverisë për të zhvendosur drejt burgut të Volosit, vrasësin e organizatës “17 Nëntori”, Dimitris Koufodinas.
Ora për t'u futur në kosheren e burgut
Për herë të tretë Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon arrest me burg për ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri. I akuzuar për bashkëpunim me “Habilajt” në trafik droge, Tahiri po hetohet në gjendje të lirë.
Gjatë kësaj kohe ish-ministri nuk ka hezituar të postojë fotografi nga jeta private, e fundit duke u kujdesur për një koshere bletësh.
Me fjalorin e burgut!
Çështja e Fatmir Xhafës vijon të pompohet fort nga PD që ka avancuar së fundmi në akuza penale për ministrin e Brendshëm dhe denoncim te partnerët ndërkombëtarë. Sali Berisha ka folur për burg, kur ai vetë është përballë një presioni penal që mund të projektohet nga ekstradimi në Shqipëri i Izet Haxhisë.
Në një intervistë për Tv Klan ai ka kërkuar dorëheqjen e Xhafajt, duke ndjekur strategjinë e shantazhit.
Erdogan, modeli i frikacakut që imponon frikë
Gazetari turko-gjerman, Deniz Yücel, i cili mbahet i arrestuar nga autoritetet turke që nga shkurti ka akuzuar presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan se ka imponuar "frikë" në shoqërinë turke, duke e rrëshqitur vendin drejt metodave të fashizmit. Korrespondent i gazetës Die Welt u arrestua më 14 shkurt me akuzën e propagandës që synonte mbështetjen e një organizate terroriste.