Pazari që po mbyllet pas fjalëve dhe luleve për 21 janarin
Gazeta “Dita” ka sjellë disa ditë më parë rastin e gjyqtarit Aleksandër Muskaj si shembull përgënjeshtrimi për deklaratat e kryeministrit Edi Rama se ai do të çojë në burg gjyqtarët e 21 janarit. Në një shënim të vetin gazeta vë në dukje, se premtimet e z. Rama nuk qëndrojnë në këmbë dhe janë madje gënjeshtra rë vërteta. Për rastin e z. Muskaj, mjafton fakti se ai është propozuar nga qeveria Rama për në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Në prill 2017, z.Muskaj ishte një nga tre kandidatët e Shqipërisë për Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut. Propozuar nga kush? Nga qeveria, sigurisht.
Nga qeveria e z.Rama, i cili gjykatësin që fundosi 21 janarin e ka konsideruar si një nga 3 juristët më të mirë të vendit dhe e ka përzgjedhur si të përshtatshëm për të përfaqësuar Shqipërinë në… Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut… Por nuk mbaron me kaq. Jo vetëm zotin Muska, por edhe për bashkëshorten e tij, qeveria e z.Rama është kujdesur t’ia përmirësojë jetesën dhe kualifikimet, ndërkohë që çdo vit merr përdore fëmijët e viktimave të 21 janarit dhe vendos lule në pllakëzën e bronztë simbolike që mezi duket në bulevardin e Tiranës. Emri i zonjës Muska është në krye të listës së përfituesve nga një i ashtuquajtur “ Fond i Ekselencës” që shpërndahet nga viti 2013 deri në vitin 2018.
Zonja Muska, ish-inspektore në ILDKP, falë firmës bujare të qeverisë Rama me vendim të posaçëm të Ministrisë së Arsimit sot jeton në Londër, ku ka deklaruar se vijon studimet. Në mënyrë ekselente sigurisht
shkruan gazeta që sjell në vëmendje edhe rastet e Visho Ajazit dhe Ridvan Bodes. Ka që duan ta besojnë zotin Rama, ka që nuk e shohin se çfarë bën, por një gjë kuptohet: ai po mbyll pazarin për veten e vet. Për këtë është edhe në karrigen e kryeministrit tashmë.
Add new comment