borebardha
Mëkatet e Borëbardhës dhe nevoja për revizionimin e përrallave!!!
Shumëkush qeshi sot me presidentin e vendit, Ilir Meta, i cili u shfaq duke bërë sikur luan futboll në plazh. Si një personazh publik të cilit nuk i shkon asgjë, jashtë sportit të intrigave të kafenesë, Meta, tërësisht demode dhe i pamenaxhueshëm nga praktika e PR-it, nuk po arrin të kuptojë se ngjan mirë kur nuk flet. Por nëse ky i presidentit është një episod që në fund të fundit bën pjesë në kazanin e politikës shqiptare, episode të tjera, “nga bota akademike”, të bëjnë të qeshësh dhe të qash në të njëjtën kohë.
Etilda ndërhyn në vetë të parë për fotografimin e Borëbardhës
Në datën 20 mars, redaksia e “Të Kripura” në ResPublica, që kryen punë autonome për llogari të buzëqeshjes publike dhe buzëvarjes politike, publikoi një lajm sipas të cilit fotografi i zonjës Belinda Balluku, njohur nga Gjenerata X si Borëbardha e Infrastrukturës, ishte pushuar nga puna.
"Princat e përrallave nxisin dhunën seksuale"
As princat e zanave nuk kanë shpëtuar nga akuzat për ngacmim seksual. Ata mund të jenë në mendjen tonë si heronj simpatikë të përrallave, por Kazue Muta, një profesore në Universitetin e Osakas, ka një pikëpamje të kundërt. Ajo thotë se princat që njohim nga përrallat e Borëbardhës dhe Bukuroshes së Fjetur nuk promovojnë një romancë mes dy njerëzve, por "akte seksuale të detyruara ndaj një personi të pavetëdijshëm".
Zbulim: Borëbardha dhe shtatë xhuxhët ishin pellazgë
Herë pas here në faqet e gazetave shqiptare ofrohen gjurmë të reja të pakontestueshme të përparimit (sidomos të sotëm) dhe lashtësisë së kulturës iliro-pellazge. Më 18 tetor Gjergji Thanasi bëri publik zbulimin e fakteve arkeologjike që vërtetojnë se personazhet homerike dhe ajo çka njohim si ‘mitologji greke’ në të vërtetë kanë trajta shqiptare. Këtë fakt Thanasi e vëren te një basoreliev që riprodhon ‘rrëmbimin e Helenës’, ku, sipas zbuluesit, «plisi-qeleshja-kësula pellazgo-ilire-shqiptare është një dëshmi e pashmangshme» e ilirizmit.