Bonot e thesarit
Qeveria "mbyll" tregun e bonove, përjashton qytetarët nga ankandet
Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë filluar punën intensive për të krijuar një treg të ri të mënyrës se si do të blihet borxhi i qeverisë shqiptare. Në parashtrimet që këto dy institucione i kanë dhënë Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë, propozojnë që tregu primar i bonove të thesarit, të mos blihet nga të gjitha bankat dhe qyetarët, por të përzgjidhen 5 prej tyre të cilat marrin borxhin në shumën që e kërkon qeveria dhe më pas e shesin në institucione të tjera.