Qeveria "mbyll" tregun e bonove, përjashton qytetarët nga ankandet

Postuar në 16 Qershor, 2017 17:56

Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë filluar punën intensive për të krijuar një treg të ri të mënyrës se si do të blihet borxhi i qeverisë shqiptare. Në parashtrimet që këto dy institucione i kanë dhënë Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë, propozojnë që tregu primar i bonove të thesarit, të mos blihet nga të gjitha bankat dhe qyetarët, por të përzgjidhen 5 prej tyre të cilat marrin borxhin në shumën që e kërkon qeveria dhe më pas e shesin në institucione të tjera. Në raportin e këshilltarit të FMN në Bankën qendrore, Guido della Valle, thuhet se tregu i bonove të thesarit në Shqipëri nuk funksionon si duhet, ndaj duhet përdorur një skemë e re.

Ai shprehet se në 20% të rasteve qeveria nuk arrin të marrë shumën që kërkon gjatë ankandit që organizon Banka e Shqipërisë dhe e merr me kosto mjaft të lartë. Shkak për këtë është se bankat dhe qyetarët zgjedhin periudhën më të shkurtër 6 ose 12 muaj që të investojnë paratë. Për të zhdukur këtë model, Della Valle propozon që të liçensohen 5 banka të cilat do të jenë të detyruara të marrin titujt e borxhit, e më pas t’i shesin në tregun e dytë, që janë fondet e investimeve, bankat e tjera dhe qytetarët.

Burime për televizionin Klan në ministrinë e Financave pranuan se ka disa kohë që po përgatitet një projekt i tillë i cili do të jetë gati brenda 1 viti. Risku nëse zhvillohet ky model, të cilin e pranon si banka botërore dhe Fondi monetar, është përjashtimi i qyetarëve nga ankandet e bonove të thesarit, të cilat sot janë më fitmiprurësit për kursimet e tyre dhe mungesa e konkurrencës në banka.

Tv Klan

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.