biznes

Biznes me qeverinë, politikë me opozitën

Postuar në 05 Prill, 2017 14:51

Nga Vlora ambasdorja e Gjermanisë në vendin tonë,  Susanne Schulz  i ka bërë thirrje opozitës të kthehet në parlament për të votuar reformat, të cilat janë të rëndësishme për vendin, si reforma në drejtësi.  Ambasadorja ka shtuar se duhet të sigurohen zgjedhje të lira dhe të ndershme në momentin kohor të duhur siç e parashikon kushtetuta dhe në zgjedhje të futen ato parti që dëshirojnë të jenë.

Bruce Dickinson në Shqipëri, por si biznesmen

Postuar në 10 Dhjetor, 2016 16:11

Bruce Dickinson, solisti i njohur i grupit Iron Maiden, ka mbërritur në Tiranë, por si aksioner i një kompanie avionësh. Top-Channel i ka shkëputur disa pyetje përmes të cilave këngëtari i njohur ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të japë koncerte në Shqipëri.

P: ..për çfarë je në Tiranë?

Bruce: Jam një aksioner i madh në kompaninë e fluturimeve. Është puna ime dhe të dorëzoj avionë.

P: Është arsye fakti që je rritur me tregimet e gjyshit tënd, fakti që tani je pilot?

Me kë po bën biznes qeveria e PS për mbetjet?

Postuar në 24 Nëntor, 2016 12:57

Prej javësh po konsumohet një situatë absurde që lidhet me ndryshimet që qeveria i bëri ndryshimit të ligjit për importin e mbetjeve. Sot para parlamentit u zhvilluan protestat e radhës, një e grupimeve të ashtuquajtura ambientaliste dhe tjetra e shoqatave të biznesit që janë pro ligjit. këta të fundit me argumentin se ligji është i domosdoshëm për ecurinë e biznesit

Biznesi i guroreve në duart e LSI-së. Si po zhvatet Parku Kombëtar i Tomorit për interesat e Ilir Metës (Foto)

Postuar në 19 Shtator, 2016 17:53

Konsiderohet një prej masakrave më të mëdha mjedisore në Shqipëri dhe paradoksi është se për këtë krim janë në dijeni të gjitha Agjencitë Shtetërore që duhet të bëjnë monitorimin e zonës dhe mbrojtjen e Parkut Kombëtar. Është fjala për aktivitetin  e nxjerrjes së gurit dekorativ në Malin e Tomorit, i shpalluar katër vitë më parë si zonë e mbrojtur.

Informaliteti, si bëhet evazioni tek të mëdhenjtë me dy bilance

Postuar në 13 Shtator, 2015 10:07

Të ardhurat buxhetore janë në vështirësi me një mungesë 120 milionë USD nga planifikimi vjetor për gjashtëmujorin e parë, në një kohë që ngarkesa fiskale është rritur në 50% në tatimin mbi të ardhurat personale dhe tatimin mbi fitimin. “Monitor” shkruan se ndërsa rritja e taksave është konsumuar pa dhënë rezultat, ekonomia nuk po rritet me ritmet që priteshin dhe kriza në Greqi ka shtrirë tentakulat edhe në Shqipëri, qeverisë nuk i ka mbetur shteg tjetër, veçse t’i drejtohet formalizimit të ekonomisë nëpërmjet një aksioni masiv.

Tatime-qeveri-biznes: Çfarë thoshte kryeministri vetëm një vit e gjysmë më parë

Postuar në 04 Gusht, 2015 15:54

Ky i sotmi është fillimi i një komunikimi intensiv nga ana ime dhe nga ana e të gjithë ministrave me administratën për të kërkuar me insistim që administrata dhe në radhë të parë, ajo pjesë e administratës që i shërben drejtpërdrejt qytetarëve të ndërrojë fytyrë, të ndërroje sjellje, të ndërrojë në themel të marrëdhënies me qytetarët.

Subscribe to RSS - biznes