Biznesi i guroreve në duart e LSI-së. Si po zhvatet Parku Kombëtar i Tomorit për interesat e Ilir Metës (Foto)
Konsiderohet një prej masakrave më të mëdha mjedisore në Shqipëri dhe paradoksi është se për këtë krim janë në dijeni të gjitha Agjencitë Shtetërore që duhet të bëjnë monitorimin e zonës dhe mbrojtjen e Parkut Kombëtar. Është fjala për aktivitetin e nxjerrjes së gurit dekorativ në Malin e Tomorit, i shpalluar katër vitë më parë si zonë e mbrojtur.
Sipas BIRN në këtë biznes operojnë kompani të liccensuara, por edhe një numër i madh biznesesh të paliccensuara. Këtë e pranon edhe kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve Ergys Agasi, zyrtar i Ministrisë së Mjedisit që drejtohet nga LSI, në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes me Partinë Socialiste.
“Ne jemi në dijeni që situata në Malin e Tomorrit është problematike ndaj dhe unë kam urdhëruar që të gjithë kompanitë atje të riaplikojnë për leje të re mjedisore, si kusht të vetëm për ushtrimin e aktivitetit të tyre” tha Agasi për BIRN. Sipas tij, shpesh kompanitë që operojnë guroret kanë dështuar të respektojnë lejet mjedisore me të cilat ato janë licencuar.
Sipas dokumentave të siguruara nga BIRN janë 19 kompani që janë licencuar për të ushtruar aktivitetin të nxjerrjes dhe përpunim të pllakave të gurit në malin e Tomorrit. Nga ana tjetër administratori Rajonal i Zonave të Mbrojtura në Berat, Fatos Nako, edhe ky i emëruar nga LSI sipas kritereve të bashkëqeverisjes me PS i tha BIRN se institucioni që ai drejton e ka të pamundur të monitorojë aktivitetin e këtyre kompanive.
“Nga informacionet tona vetëm 7 hektarë na rezulton se është dëmtuar nga ky biznes, por realisht ne nuk kemi informacion se si është gjëndja reale pasi dhe mundësitë tona për të kontrolluar terrenin që është shumë i vështitë, janë tejet të kufizura,” tha Nako.
Por ccfarë përgjigje jep për këtë kryeinspektori i Mjedisit dhe Pyjeve, Ergys Agasi, insitucioni i të cilit ka për detyrë kontrollin e aktiviteti të kompanive private që kanë ndikim në mjedis.
Ai thotë se ka një numër të kufizuar punonjësish dhe se të gjitha kompanitë që nuk e kanë rehabilituar vend-gërmimin, kanë paguar në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore vlerën prej 2,5 milion lekësh që parashikohet si penalitet. “Në këto kushte, inspektorët tanë edhe kur konstojnë dëme nuk janë në gjëndje të veprojë”-shton Agasi.
Në vitin 2014 qeveria miratoi një plan menaxhimi për parkun kombëtar të Tomorrit. Plani e përcakton biznesin e nxjerrjes së rasave të gurit si një kërcënim real që po i bëhet habitateve natyrore dhe veçorive gjeologjike të zonës. “Është e domosdoshme mbyllja e guroreve të paligjshme (palicencuara), gërmimeve brenda zonës së parkut,” thuhet në dokumetin 150-faqësh.
Biznesi dhe kontrolli vendor nga LSI
BIRN ka zbuluar se janë 15 kompani që merren me nxjerrjen dhe përpunimin e pllakave të gurit. Çdo njëra prej tyre nxjerr nga 30 deri në 50 mijë metër kub gurë, i cili i përpunuar tregtohet me një çmim prej 30 eurosh për metër kumb, i destinuar kryesisht për tregun e huaj.
Guroret e ‘mermerit’ konsiderohen si minierat e arit të malit të Tomorrit. Një metër kub nga ky gur i bardhë, që vendasit e quajnë mermer, tregotohet me 500 euro. Një kompani nxjerr nga mali mesatarisht 4500 metra kub gurë të bardhë në vit.
Interesant është fakti se pushteti vendor e ndan përgjegjësinë lidhur me aktivitetin e paligjshëm të guroreve në Malin e Tomorit, pavarësisht se i përket të njëjtit krah politik por dy partive të ndryshme si PS e LSI.
Në Bashkinë e qytetit të Poliçanit, e drejtuar nga Partia Socialiste nuk e dinë me saktësi së sa është numri i kompanive të licencuara, pasi përgjegjësia administrative për malin e Tomorrit është e paqartë.
“Ne nuk e dimë sa kompani ushtrojnë aktivitet në malin e Tomorrit pasi zona nuk administrohet nga ne,” thotë Anxhela Ibro – drejtoresha e mërdhënieve me publikun në bashkinë Poliçan.
Për shak të ndarjes së re administravive, bashkia Poliçan është në një betejë burokratike më bashkinë Skarapar, e cila drejtohet nga LSI.
Përgjegjësi i sektorit të të ardhurave në bashkinë e Skraparit Sabri Alimadhi, i tha BIRN se nga pesë kompanitë e licencuara për nxjerrjen e mermerit në vendburimin Mëlovë vetëm dy prej tyre ushtrojnë aktivitet, por në terren realiteti është krejt ndryshe.
Faktet tregojnë se i gjithë ky biznes monitorohet nga LSI e njohur ndryshe si Partia e Ilir Metës që e ka kthyer në domenin e saj politik Qarkun e Beratit, duke kontrolluar aktivitetin ekonomik në këtë zonë përmes agjencive shtetërore që varen nga Ministria që drejton LSI. Po ashtu fakti që në gurore ushtrojnë aktivitet të paligjshëm dhjetra kompani ngre dyshime të forta për tolerimin e tyre nga vetë agjencitë që i monitorojnë në këmbim të rryshfetit apo kuotave që mund t’i shkojnë forcave të caktuara politike.
Comments
....ca thot qy artiklli, ne
....ca thot qy artiklli, ne shyqyr qe e kemi LSI, se bagetite na i mbron e na i shumon,pa ILIRIN qy popull do kish ik per lesh,shqipria pa rakine e skraparit, do kish pire vetem raki permeti, po mos te qe per skraparin sot do kishim akoma Luften e dyte botrore duke u cvidhuar ,ne BABA tomorin shuqyr qe e kemi , po mire re se ca u pati qe i dolen ca pucra ne koket me guroret Baba tomorit, pun e madhe do sherohet prapsi....na anet tona kendojme ate kengen......me LSI e ILIR .....per te ngrene e per te pir....
Per shkrimin me siper
Mos i hengert leket ky zagar. I dalcin te ligat qe po ben aty ku i dhemb shpirti( ne se ka)
Add new comment