bilancet

Bilancet e biznesit i bëjnë punonjës të Tatimeve. Flitet për një masë prej 60% të bilanceve

Postuar në 25 Gusht, 2015 16:05

Eksperti kontabël, Agim Binaj, ka thënë në një intervistë për “Tema Tv” se afro 60 përqind e bilanceve për biznesin bëhen nga punonjës të administratës taimore. “Që ka tatimorë që bëjnë bilance për subejktet, këtë e pranoi edhe Ministri i Financave”, shprehet Binaj që thotë se informaliteti do të vazhdojë bashkë me evazionin, sa kohë që kjo dukuri nuk luftohet. Mirëpo ndonëse ministri i Financave e pranoi këtë si dukuri, Drejtoria e Tatimeve nuk ka asnjë të dhënë.

Evazioni nis nga brenda/M. i Financave: “Punonjës tatimorë bëjnë bilancet e bizneseve”. Deri ku shkon implikimi?

Postuar në 23 Gusht, 2015 03:48

Pak ditë përpara se të nisë aksioni i paralajmëruar kundër evazionit fiskal dhe informalitetit të biznesit, ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka dhënë disa sqarime. Ai ka folur hapur për situatën aktuale, duke bërë disa deklarata që gjithsesi paralelizojnë idenë e krijuar se goditja ndaj informalitetit dhe evazionit është problem i atyre subjekteve që i shmangen ligjit.

Subscribe to RSS - bilancet