Bilancet e biznesit i bëjnë punonjës të Tatimeve. Flitet për një masë prej 60% të bilanceve
Eksperti kontabël, Agim Binaj, ka thënë në një intervistë për “Tema Tv” se afro 60 përqind e bilanceve për biznesin bëhen nga punonjës të administratës taimore. “Që ka tatimorë që bëjnë bilance për subejktet, këtë e pranoi edhe Ministri i Financave”, shprehet Binaj që thotë se informaliteti do të vazhdojë bashkë me evazionin, sa kohë që kjo dukuri nuk luftohet. Mirëpo ndonëse ministri i Financave e pranoi këtë si dukuri, Drejtoria e Tatimeve nuk ka asnjë të dhënë. “Në asnjë praktikë të ndjekur nga drejtoria ime, nuk kam hasur shkelje të tillë”, tha për “Tema Tv”, Mimoza Kalia, drejtoreshë e biznesit VIP.
Add new comment