biden
Kissinger: Biden dhe Xi Jingping duhet të bashkëpunojnë që të shmangin luftën
Nuk ka kohë për të humbur, në mënyrë që të shmanget një përplasje mes SHBA-ve dhe Kinës. Henry Kissinger, arkitekti i madh i gjeopolitikës i cili në 1972 bëri bashkë Richard Nixon në Mao Ce Dunin në Qytetin e Ndaluar, pas një negocimi të fshehtë, i sugjeron presidentit të zgjedhur të nisë punën për të rindërtuar linjat e komunikimit të prishura gjatë presidencës Trump, përndryshe kriza mund të çojë në konflikt të armatosur. Dr.
Facebook adopton parimin e punës së Endri Fugës
Nëse në vitin 2016 u njohëm me fermentin propagandistik “Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale amerikane”, kësaj radhe manifestimi i ndërhyrjes është gati brutal dhe tejkalon edhe paturpësinë e çdo fletushke të së majtës markisiste. Në momentin që në SHBA pritet të certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 3 nëntorit, Facebook, kompania kryesore në rrjetet sociale ka nisur të asistojë rivalin demokrat të Donald Trump, duke tentuar të izolojë kauzën ligjore të këtij të fundit.
60 milionë$ për betejën ligjore të Trump, "i vetmi që nuk e sheh humbjen"
Republikanët në SHBA po përpiqen të mbledhin 60 milionë dollarë për të financuar betejën ligjore të presidentit Donald Trump kundër rivalit të tij demokrat, Joe Biden. Agjencia “Reuters” referon tre burime të veta që janë në njohje të çështje dhe shton se stafi i fushatës së Trump ka depozituar disa padi në disa shtete, që kanë të bëjnë me zgjedhjet e ditës së martë.
Një fitore pa alternativë për të cilën nuk po gëzon kush
Bindja se Joe Biden po shkon drejt Shtëpisë së Bardhë, referuar votave të numëruara deri më tani, duket se është përfundimtare. E pagjasa ka ndodhur por pa sjellë përmbysje: përpara se Biden të fitojë, është Trump që ka humbur. Dhe forca e lajmit ka vlerë kushtëzuese me çdo fitore në botën e sotme.
Dy ekipe zvicerane parashikojnë fitoren e Trump. Parashikuan saktë edhe më 2016-ën
Dy ekipe kërkuesish në Zvicër deklarojnë se sipas modeleve të të dhënave që ata përdorin, Donald Trump do të fitojë zgjedhjet e vitit 2020 në SHBA. Ekipet në fjalë parashikuan përkundër shumë të tjerëve fitoren e Trump edhe në vitin 2016, ndërkohë që aktualisht sondazhet favorizojnë rivalin e Trump, Joe Biden.
Është koha e 70-vjeçarëve
Kur presidenti i ardhshëm i SHBA të betohet në 20 janar 2021, ai do të jetë personi më i vjetër që ka bërë betimin në atë zyrë. Donald Trump, nëse rizgjidhet, do të jetë 74 vjeç; nëse zgjidhet Joe Biden, ai do të jetë 78 vjeç. (Rekordi i mëparshëm është vendosur në 1985, kur Ronald Reagan e mori mandatin e tij të dytë tre javë para se të mbushte 74 vjeç).
Biden paralajmëron ndryshime në politikën e Jashtme: Të kufizohet Turqia e Erdoganit
Rivali i Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane, Joe Biden, ka paralajmëruar ndryshime në politikën e Jashtme të SHBA nëse ai merr detyrën. Përmes një deklarate, Biden ndër të tjera ka kërkuar nga administra e Trump që të ushtrojë presion ndaj Turqisë për të shmangur veprimet e mëtejshme provokative ndaj Greqisë dhe të krijojë hapësirë për diplomacinë.
Debati i parë Trump-Biden, mbi 90 minuta kaos dhe fyerje
Ofeza të ndërsjellta dhe konfuzion. Kështu është mbyllur debati i parë televiziv mes dy kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë. Votuesit e pavendosur që prisnin një përballje alternativash për të kuptuar më shumë ndërsa afrohen zgjedhjet e 3 nëntorit, kanë ndjekur 96 minuta ofendime dhe ndërprerje të vazhdueshme të ndërsjella, siç nuk ka ndodhur kurrë në një debat presidencial në Shtetet e Bashkuara. Moderatori Chris Wallace, spikeri i Fox News, iu desh disa herë të ndërhynte për të kërkuar respektimin e rregullave të debatit, sidomos në adresë të presidentit aktual.
Reformë në Drejtësi edhe në Ukrainë?
Një debat i hapur së fundmi mbi një telefonatë të presidentit amerikan Donald Trump me homologun ukrainas Zelenskiy ka ekspozuar në një farë mënyre edhe “humorin” me të cilin administrata amerikane trajton parimet e së drejtës në vende që konsiderohen demokraci në zhvillim apo aleatë të tyre.
"Bota ka nevojë për Amerikën që të drejtojë"
Joe Biden, ish-zv.president i SHBA-së nën administratën e Barack Obamës, publikon sot në New York Times një opinion mbi politikën e jashtme amerikane. Biden, që përflitet si kandidat për president në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, i përmbahet idesë së “forca e shembullit” që SHBA dha për 45 vjet duhet të prevalojë mbi “shembullin e forcës”, rrokadë kuptimore kjo që duket se është huazuar edhe në Shqipëri. Dhe në këtë drejtim, sipas tij, Donald Trump, përfaqëson një krizë në vlerat e politikës së jashtme amerikane.