Reformë në Drejtësi edhe në Ukrainë?

Postuar në 22 Shtator, 2019 20:04

Një debat i hapur së fundmi mbi një telefonatë të presidentit amerikan Donald Trump me  homologun ukrainas Zelenskiy ka ekspozuar në një farë mënyre edhe “humorin” me të cilin administrata amerikane trajton  parimet e së drejtës në vende që konsiderohen demokraci në zhvillim apo aleatë të tyre.

Kështu bazuar në njoftimet për shtyp se një kompani energjitike ukrainase ishte përpjekur të siguronte ndikim në SHBA, duke punësuar djalin e vogël të Bidenit, Hunter, presidenti Trump në bisedat e fundit telefonike i kishte kërkuar disa herë presidentit ukrainas të niste hetimet rreth djalit të ish-zv/presidentit Biden, i cili kryeson garën mes kandidatëve demokratë për president.

Avokati i Trump,  Giuliani ka thënë se, kur ishte nënpresident, Biden ishte përpjekur për shkarkimin e një prokurori ukrainas që po hetonte rreth marrëdhënieve të biznesit të djalit të tij Hunter Biden në Ukrainë.   "Nuk mund japësh miratimin për një prokuror në një vend të huaj, nëse nuk ka diçka që vjen erë (nëse nuk ka diçka të dyshimtë në të/nuk po ndodh diçka e dyshimtë)”- pohoi Giuliani për Fox News. Një fjali që shpjegon se predispozita për të ndërhyrë ose jo në sistemin e drejtësisë të vendeve në zhvillim apo nën influencën e SHBA-ve ndonjëherë lidhet me shkaqe shumë herë më banale sesa premisa për ta reformuar atë. Dhe këtë e pohojnë hapur si presidenti Trump dhe avokati i tij. Kjo mund të quhet një biçim reforme në drejtësi në Ukrainë.

Sa herë bëhet fjalë për ndërhyrje të tilla dhe përplasje që prekin sistemet e drejtësisë në skenë del emri i miliarderit Soros. The Guardian thotë se në të njëjtën intervistë Giuliani u përpoq të lidhte ish-zv/presidentin Biden dhe një kompani të drejtuar nga filantropi miliarder George Soros, një figurë e urryer në të djathtë; në prodhimin e një dosjeje famëkeqe që është hartuar nga Fusion GPS mbi hetimet që ka bërë opozita për Trampin dhe për 1.5 miliardë dollarët që familja e Bajdenit ka marrë teksa djali i tij ka qenë duke negociuar për këtë gjë.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.