bibla
Në Turqi gjendet Bibla 1 mijë vjeçare
Policia ka konfiskuar një Bibël që vlerësohet të jetë 1,000 vjet e vjetër në qytetin qendror turk të Tokatit, raporton ‘The DailySabah’ Policia arrestoi tre të dyshuar të cilët janë përpjekur të shesin Biblën, të shkruar në gjuhën e vjetër Assyriac, tek agjentë të maskuar të policisë. Nuk dihet origjina e Biblës. Policia ka thënë që libri kishte vetëm 51 faqe të mbetura dhe kopertina ishte shumë e dëmtuar megjithëse fotografitë e bëra nga gjethet e arit me motive religjioze brenda Biblës ishin të paprekura.
Inkuizicioni i gjuhës
Besimi në rolin nacionalist të Kishës së Romës shkakton paqartësi doktrinale, nëse pretenduesit e këtij fakti do të lexonin mësimet e Mesias: “Nëse ndokush vjen tek unë e do më tepër babain, nënën, gruan, fëmijët, vëllezërit, motrat, madje edhe jetën e vet se sa mua, nuk mund të jetë nxënësi im”, apo “Kush e do të jatin e të jëmën më shumë se mua […] Kush e do djalin apo vajzën më shumë se mua, nuk është i denjë për mua”.