biarritz
Pozë alla Casablanca në Biarritz
Liderët përendimorë janë tanimë të aftë të ofrojnë edhe shfaqje alternative përkundrejt zënkave të zakonshme për ekonominë dhe tarifat. Në mbyllje të Samitit të G7-ës në Biarritz të Francës, agjencia European Pressphoto ka publikuar një fotografi ku paraqitet zonja e parë e SHBA, Melania Trump me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, në një moment që ka ngjallur shumë interpretime.
Rrëmujë në samitin e G7-ës në Biarritz
Samiti i G7-ës që po zhvillhet në Biarritz të Francës do të mbyllet pa një komunikatë finale. Por siç raporton Euractiv çështja kryesore që shqetëson vendet më të zhvilluara është potenciali i një reçensioni të ri dhe pasojat e thella strukturore që ai mund të sjellë. Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire i tha Euractiv se bota po përjeton një krizë të thellë demokracie dhe mbi këtë vlerësim ai ka kërkuar nga kolegët që të rithemelojnë multilaterizmin dhe të rimentojnë kapitalizmin.