Rrëmujë në samitin e G7-ës në Biarritz
Samiti i G7-ës që po zhvillhet në Biarritz të Francës do të mbyllet pa një komunikatë finale. Por siç raporton Euractiv çështja kryesore që shqetëson vendet më të zhvilluara është potenciali i një reçensioni të ri dhe pasojat e thella strukturore që ai mund të sjellë. Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire i tha Euractiv se bota po përjeton një krizë të thellë demokracie dhe mbi këtë vlerësim ai ka kërkuar nga kolegët që të rithemelojnë multilaterizmin dhe të rimentojnë kapitalizmin.
Mediat e ndryshme raportojnë për një moment të Macronit që op kërkon të rifitojë rolin e Europës në një botë që përjeton zhvillime dhe rritjen e qendrave të reja gjeopolitike. Por siç mund të pritej lajmi që shoqëroi samitin ishte Donald Trump dhe vlerësimet e tij për kryeministrin britanik Bopris Johnson, apo edhe lufta tregëtare me Kinën. Presidenti amerikan deklaroi se do të nënshkruante një marrëveshje shumë të mirë me Britaninë, ndërkohë që BE-ja po e sheh kreun britanik si një tjetër zhurmues në sallë.
Samitit i mungojnë disa zëra. Kina është fuqi globale, por ajo nuk figuron në tavolinë veçse me njotimet se i ka vendosur tarifa në vlerën e 68 miliardë dollarëve SHBA-së, pasi kjo e fundit ka shtuar tarifat ndaj saj me 270 miliardë dollarë.
Trump ka kërkuar që kompanitë amerikane të gjejnë alternative ndaj tregut kinez, por sesi mund të realizohet kjo mbetet diçka e panjohur. Presidenti amerikan flet për para të vjedhura nga Kina në dekada dhe që këtej aplikon tarifat, por sesi kjo politikë mund të pajtohet me ambicien franceze për të “rimenduar kapitalizmin” kjo mbetet enigmë.
Klubi që u mblodh në Biarritz përfaqëson mentalitetin e vjetër se kapitalizmi është Perëndimi, apo modeli perëndimor dhe andej janë përjashtuar 2 miliardë njerëz që jetojnë në ekonomi me rritje shumë të shpejtë si Kina dhe India(kjo me statusin e të ftuarit), vende që po ndryshojnë gjeopolitikën e globit.
Për këtë arsye më shumë sesa shqetësim për kapitalizmin, samiti është një përpjekje për të gjetur rrugët që kontrolli mbi ekonominë botërore të qënrojë në Perëndim.
Add new comment