ben andoni
A po ngrenë krye turmat?
Grafitët, sharjet në stadiume, sloganet ‘pakuptim’, komentet dhe reagimet në blogje janë simptomat e para të sëmundjes së një turme, që ka filluar t’i përshfaqë hapur. Por, ndërsa sociologët po përpiqen të merren me shkakun, politikanët vazhdojnë të merren me pasojat dhe sidomos anën sipërfaqësore të gjërave.
Karikatura, shkëlqim dhe venitje në dy kohë politike
Karikatura si nëndegë e artit viziv njihet ndryshe si portreti i ekzagjeruar. Vetë fjala ka kuptimin e paraqitjes groteske ose qesharake nëpërmjet ekzagjerimit të një tipari karakteristik, ndërsa ruhet ngjashmëria e përgjithshme.
Si një zhanër që njohu zhvillim në shekujt e 16 dhe 17, karikatura u përdor nga satiristët e kohës për të vënë në lojë figura publike dhe politikanë. Megjithatë, disa e lidhin origjinën e karikaturës me Leonardo Da Vincin dhe vizatimet e tij në vitet e fundit të shekullit XV.
Hapja e dosjeve tani, apo do u lihet brezave?!
Ka një reshtje të shumë zërave që janë shprehur deri më tani pro apo kundër të gjithë procesit të “Hapjes së Dosjeve”. Dhe, kjo e ka një kuptim, pasi Autoriteti që do merret me procesin sapo është ngritur dhe ka filluar të hedhë hapat e parë organizativë.