be
SHBA-BE: Nuk ka kohë më për ndryshime thebësore me reformën
Zëvendësambasadori amerikan tregoi raste konkrete, sesi dy kompani amerikane vendosën të largoheshin nga Shqipëria, kur u përballën me vendime gjyqësore të padrejta. Bashkë me shembujt konkretë ishte edhe llogaria konkrete.
Turqisë do i duhen 1 mijë vjet të anëtarësohet në BE. Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia në listën e zezë
"Me ritmin që po ecën do na duhet të presim vitin 3000 që Turqia të përfshihet në Bashkimin Evropian". Kështu u shpreh kryeministri britanik në përgjigje të skeptikëve dhe të pavendosurve për qëndrimin e Britanisë në Bashkimi Europian. “Do të na marrë dekada para se të ballafaqohemi me këtë mundësi. Turqia e ka paraqitur kandidaturën e saj që në vitin 1987”-theksoi David Kameron në përpjekje për të bindur britanikët të votojnë pro qëndrimit të Britanisë në Bashkimin Europian në referendumin e 23 Qershorit.
BE-ja miraton klauzolën e pezullimit të shpejtë të lëvizjes pa viza
Bashkimi Europian ka miratuar një “pezullim emergjent” të lëvizjes pa viza brenda hapësirës Shengen. Kjo vlen për disa vende dhe lidhet me procesin e negociatave të Turqisë për përfitimin e lëvizjes pa viza. Vendimi u mor nga ministrtrat e BE-së dhe siç raporton “Euronews” kjo “klauzolë shpëtuese” shërben për të qetësuar disa vende të BE-së për vendimin e afërt të lëvizjes pa viza për qytetarët e Kosovës, Ukrainës, Turqisë dhe Gjeorgjisë.
A do të plasë marrëveshja BE-Turqi?
Është grumbulluar mjaft lëndë për konflikt. Javën e kaluar, kryeministri turk Ahmet Davutoglu njoftoi dorëheqjen e tij. Ai jo vetëm kishte negociuar marrëveshjen me Brukselin, po në ndryshim nga Rexhep Tajip Erdogan ai është proevropian. Pastaj u arrestuan dy gazetarë turq kritikë ndaj qeverisë, gjoja për shkak se kishin botuar dokumente sekrete.
BE-ja, si Jugosllavia përpara kolapsit
Bashkimi Europian është në një krizë të vërtetë ekzistenciale, qoftë për shkak të krizës ekonomike, qoftë edhe për shkak të konsumimit të idesë së unionit. Një gazetë e përditshme sllovene, “Finance” e krahason situatën e tanishme me atë të Jugosllavisë në prag të kolapsit.
Mogherini: Kosova në BE më shpejt nga sa e ka menduar
Një ditë pas propozimit të Komisionit Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerimin Dimistris Avramopoulos vizituan Prishtinë. Nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, Mogerini u shpreh optimiste per te ardhmen europiane të Kosovës. “Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për Kosovën. Rekomandimi për liberalizimin e vizave, nënkupton një hap shumë të rëndësishëm. Kur e shoh këtë pjesë të Europës, Kosovën në veçanti, shoh të ardhmen e Europës.
6 vende të BE-së kërkojnë zgjatjen e kontrolleve brenda Shengenit
Shtetet që janë destinacion i refugjatëve dhe emigrantëve kërkojnë "vulën" e Komisionit Evropian për vazhdimin e kontrolleve të kufijve brenda zonës Shengen. Sipas burimeve të cituara nga revista gjermane "Welt", Franca, Gjermania, Austria, Suedia, Danimarka dhe Belgjika kërkojnë aprovimin e Komisionit Evropian për të zgjeruar kontrollet brenda Shengen nga mesi i majit, duke aktivizuar 'mekanizëm emergjencës'.
Ligj për të penguar fluksin e të varfërve nga Europa
Qeveria gjermane ka për qëllim të reduktojë në mënyrë drastike qasjen në përfitimet e mirëqenies sociale për emigrantët nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian, duke sinkronizuar hapat me Britaninë. Drafti, i cili është kritikuar me forcë nga opozita parashikon që emigrantët evropianë në Gjermani të cilët janë të papunë nuk mund të marrin ndihmë sociale nëse ata nuk kanë pesë vjet qëndrimi të ligjshëm në vend.
Politika e Gjermanisë, kërcënim për Bashkimin Europian. A mund të marrë një rol të ri Italia?
Anatole Kaletsky, kolumnist i njohur i “Times”, “The Economist”, “Reuters” etj., si dhe autor i një libri me ndikim me titull: “Capitalism 4.0: Lindja e një Ekonomie të Re si Rezultat i Krizës”, trajton në një opinion të vetin në “Project Syndicate” temën e lidershipit në Europë. Kaletsky i bashkohet zërave kritikë ndaj politikave gjermane të Angela Merkel, që i cilëson “dogmatike dhe konservatore”, duke shkuar më tej në përfundimin se rendja pas kursit gjerman do të çojë drejt shkatërrimit të Europës.
Fushatë në Britani për të mos u bërë si Shqipëria
Në Londër qarkullojnë këto automjete që reklamojnë nevojën e qëndrimit të Britanisë në BE, që vendi të mos bëhet si Shqipëria!...