Turqisë do i duhen 1 mijë vjet të anëtarësohet në BE. Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia në listën e zezë

Postuar në 23 Maj, 2016 10:15

"Me ritmin që po ecën do na duhet të presim vitin 3000 që Turqia të përfshihet në Bashkimin Evropian". Kështu u shpreh kryeministri britanik në përgjigje të skeptikëve dhe të pavendosurve për qëndrimin e Britanisë në Bashkimi Europian. “Do të na marrë dekada para se të ballafaqohemi me këtë mundësi. Turqia e ka paraqitur kandidaturën e saj që në vitin 1987”-theksoi David Kameron në përpjekje për të bindur britanikët të votojnë pro qëndrimit të Britanisë në Bashkimin Europian në referendumin e 23 Qershorit.

"Dymbëdhjetë milionë turq thonë se duan të vijnë në Britani të Madhe" dhe janë kryesisht "të papunë dhe studentët", shkruan “Sunday Express, një tabloid afër UKIP, parti që është kundër emigrantëve. “Një votim në favor të qëndrimit në Bashkimin Evropian është një votë për të lejuar njerëzit nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia "të vijnë lirisht në vendin tonë, kur vendi i tyre së shpejti do të bashkohet me BE”-shkruan më tej gazeta.

Shumë nga këto vende kanë shifra të larta të kriminalitetit dhe probleme me bandat dhe qelizat terroriste ", këmbëngul nga ana tjetër zv/ministrja i Mbrojtjës, Penny Morntont, një prej anëtarëve të kabinetit qeverisës së David Cameron që mbështesin daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian.

 

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.