SHBA-BE: Nuk ka kohë më për ndryshime thebësore me reformën
Zëvendësambasadori amerikan tregoi raste konkrete, sesi dy kompani amerikane vendosën të largoheshin nga Shqipëria, kur u përballën me vendime gjyqësore të padrejta. Bashkë me shembujt konkretë ishte edhe llogaria konkrete.
Ambasada amerikane në Tiranë ka menduar të flasë shembuj konkretë për të ndikuar në përshpejtimin e reformës në drejtësi. Janë dy vendime që David Muniz, zv.ambasadori, i solli për të theksuar sesa ndikon korrupsioni i gjykatave. “Vitin e kaluar ne kemi biseduar me disa kompani që do të investonin 250 milionë dollarë, por këto kompani vendosën të investojnë tjetërkund, për shkak të frikës se nuk do të kishin një gjykim të drejtë në gjykatat shqiptare. Parlamenti është në kohën e duhur për ta miratuar refomën. Nëse ka negociata që duhen zhvilluar në mënyrë që drafti përfundimtar të votohet, është shumë vonë që të bëhen ndryshime thelbësore për pjesë të rëndësishme të reformës. Le të ecim përpara dhe t’i japim fund. Nuk ka më kohë për vonesa dhe argumente të pafundme”, tha David Muniz.
Nga ana e vet, ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, ka shtuar se sado që do të përpiqen, reforma është në rrugë të mbarë dhe në finale ata që nuk e duan atë do të zbulohen. “Ka grupe dhe individë që nuk e duan këtë reformë. Dhe ne e dimë këtë. Ne dimë arsyet dhe frikën e tyre. Ata përpiqen dhe do të përpiqen deri në fund ta shtyjnë reformën, ta ndryshojnë dhe ta pamundësojnë atë. Por nuk ka më kohë për të luajtur kukafshehtas”, tha ajo.
Add new comment