baton haxhiu
Një avokati që tradhëton situatën kritike të Kryeministrit
Pasi ndau kufijtë e Serbisë dhe të Kosovës, gazetari polifunksional, Baton Haxhiu, po ndan edhe hartën politike të Shqipërisë. Në një falje në emisionin “Open” në Top-Channel, ai ka marrë rolin e ekspertit elektoral.
Vendim politik i AAK-së: Taksa ndaj mallrave serbe nuk hiqet. Haradinaj: Rama të shohë Shqipërinë
Njoftimin e përcjell kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në rrjetin social Facebook. Ky është një vendim politik që duket se mbyll çdo diskutim të mëtejshëm mbi heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe, përderisa kryeministri është mandatuar nga partia e tij të mos lëshojë në këtë drejtim.
Kush është presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi apo Baton Haxhiu?
Mbrëmë në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka qenë i ftuar edhe Baton Haxhiu. Nisur nga mënyra sesi zoti Haxhiu është sjellë në studio, toni i përdorur, por edhe kredencialet që mori për të treguar kufij dhe harta, mënyrë ndarjeje të tyre, është e vështirë, në mos e pamundur ta cilësosh zotin Haxhiu vetëm si gazetar.
Mitrovica i mbetet Kosovës?
Po po, Mitrovica mbetet në Kosovë.
Hashim Thaçi harron në Prishtinë, Baton Haxhiun, "truprojën analitike" të ndarjes së Kosovës
Sot në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24 ka qenë i ftuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Zoti Thaçi vjen në Tiranë për të sqaruar para opinionit të Shqipërisë çështjen e shumëdebatueshme të marrëveshjes me Serbinë dhe korrigjimit të kufijve.
Lëvizja Vetëvendosje: Shërbimi sekret serb mori në kontroll Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë
Pasi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ia delegoi detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme Gent Cakajt, kanë ardhur reagime edhe nga Lëvizja Vetëvendosje e cila e pati kundërshtuar që nga fillimi Cakajn në këtë post, për siç kanë thënë ata mbështetjen që Cakaj i ka dhënë idesë për ndarjen e Kosovës. Reagimi i Zaimit:
Alibi dhe shantazhe "ekskluzive" me amerikanë në Prishtinë dhe Tiranë
Klan Kosova, televizion i cili drejtohet nga Baton Haxhiu, ka publikuar sot një material ekzkluziv siç e quan, sipas të cilit rezulton se SHBA-të kanë kërkuar nga qeveria e Kosovës të heqë tarifën 100% për mallrat serbë. Sipas këtij televizioni, kërkesa është përpiluar nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve dhe Departamenti i Shtetit Amerikan e përmes së cilës bëhet e qartë se Kosova duhet ta heqë taksën.
Mbështetja e SHBA-ve për Kosovën nuk është e pakushtëzuar. Kosova për momentin e bart barrën e rrezikimit të dështimit dialogut
Katandisja e eminencës gri. Stis debatin "kosovar-shqiptar"
Bato Haxhiu, mentori dhe tutori i Gent Cakajt, ka dalë hapur duke iu drejtuar presidentit të Republikës së Shqipërisë se me mosdekretimin si ministër të Jashtëm Ilir Meta po provokon një ndarje të thellë institucionale mes Kosovës dhe Shqipërisë. Në një parashtrim ku bie në sy toni prej lektori për Kushtetutën e Shqipërisë, apo impostimi me kredencialet e një përfaqësuesi pankosovar, Haxhiu i drejtohet disi miqësisht Metës:
Ça muhabeti është ky o Baton?
“Mikut i lëshohet kryet e vendit”. Kështu thotë Kanuni, që më poshtë shton menjëherë se “edhe pse i lëshohen kryet e vendit, miku nuk prin, por e prin”. Që do të thotë në shtëpi time kakaris unë, jo miku.
Kryeministri përgënjeshtron analistët e vet: Fatmir Xhafa u shkarkua
Afera “Babale” çoi në largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Duket se qeveria shqiptare, më saktë kryeministri Edi Rama ka pranuar të sqarojë diçka për ikjen e ministrit nga detyra, ikje që mbeti enigmë në arsyet e veta. I ftuar në emisionin “Open”, gazetari Baton Haxhiu, i afërt me z. Rama, në mos këshilltar i tij, ka deklaruar se Xhafa iku në respekt të opinionit publik.
Rifaktorizimi i opozitës në Tiranë-Prishtinë. Dhe një avokati që zbulon frikën e pushtetit
Tashmë që Hashim Thaçi është vetëm, ose i izoluar nga imuniteti i argumenteve që përndryshe ndihmojnë në kauza si kjo e korrigjimit të kufijvce, në lojë janë shtënë metodat e njohura të deligjitimimit të kundërshtarëve.