barnat e rimbursueshme
Burg për 2 nga 7 të pandehurit e skandalit të barnave. Liri me kusht për drejtorin e LSI, Pjerin Xhuvani
Vetëm dy nga 7 të pandehurit për skandalin e barnave të rimbursueshme do të qëndrojnë me burg. Për 5 të tjerët Gjykata e Tiranës vendosi liri me kusht. Sipas vendimit me 4 vjet burg u dënua për akuzën e “mashtrimit” dhe “falsifikimit” i pandehuri Hysni Roçi, pronari i 5 farmacive që falsifikonin receta për ilaçet e rimburësueshme. Fatbardh Budo ish-punonjës i Fondit të Rimbuërsimeve i cili kishte për detyrë verifikimin e këtyre farmacive, u dënua me 1 vit e 4 muaj burg për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.
Zgjerohet skandali i vjedhjes me ilaçet. Të përfshirë drejtues deposh, farmacish dhe zyrtarë të Fondit Rajonal
Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar ndalimin e 14 personave, përfshirë pronarin e një depoje farmaceutike, disa farmacistë dhe zyrtarë të Fondit të Kujdesit Shëndetësor Rajonal, Tiranë, të dyshuar se janë përfshirë në një skemë mashtrimi të madhe me rimbursimin e ilaçeve. Nga hetimet rezulton se në krye të kësaj skeme, të evidentuar së fundmi, qëndron shtetasi Nadir Çausholli, administrator i depos farmaceutike “Omega Pharma”.