Burg për 2 nga 7 të pandehurit e skandalit të barnave. Liri me kusht për drejtorin e LSI, Pjerin Xhuvani
Vetëm dy nga 7 të pandehurit për skandalin e barnave të rimbursueshme do të qëndrojnë me burg. Për 5 të tjerët Gjykata e Tiranës vendosi liri me kusht. Sipas vendimit me 4 vjet burg u dënua për akuzën e “mashtrimit” dhe “falsifikimit” i pandehuri Hysni Roçi, pronari i 5 farmacive që falsifikonin receta për ilaçet e rimburësueshme. Fatbardh Budo ish-punonjës i Fondit të Rimbuërsimeve i cili kishte për detyrë verifikimin e këtyre farmacive, u dënua me 1 vit e 4 muaj burg për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Për të tjerët, gjykata urdhëroi lirimin nga qelia duke i dënuar me kusht që të mbajnë kontakt me punonjësit e shërbimit të provës. Për ish-drejtorin e drejtoris rajonale të ISKSH-së Pjerin Xhuvani gjykata vendosi që për 2 vite e gjysëm të jetë nën vëzhgimin e Shërbimit të Provës edhe pse e gjeti fajtor për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim. Të 7 të pandehurit, u akuzuan se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe në role të ndryshme kanë shpërdoruar detyrën, falsifikuar dokumente dhe mashtruar me receta të ilaçeve të rimburësueshme në vlerën e 56 milionë lekëve
Add new comment