Zgjerohet skandali i vjedhjes me ilaçet. Të përfshirë drejtues deposh, farmacish dhe zyrtarë të Fondit Rajonal
Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar ndalimin e 14 personave, përfshirë pronarin e një depoje farmaceutike, disa farmacistë dhe zyrtarë të Fondit të Kujdesit Shëndetësor Rajonal, Tiranë, të dyshuar se janë përfshirë në një skemë mashtrimi të madhe me rimbursimin e ilaçeve. Nga hetimet rezulton se në krye të kësaj skeme, të evidentuar së fundmi, qëndron shtetasi Nadir Çausholli, administrator i depos farmaceutike “Omega Pharma”.
Ky subjekt ka furnizuar farmacitë me fatura shitje fiktive pa pasur blerje. Më pas, farmacitë kanë ekzekutuar receta fiktive dhe i kanë kërkuar Drejtorisë Rajonale të Fondit rimbursim për këto receta. Sipas prokurorisë shtetasja Violeta Bejko, në cilësinë e magazinieres së këtij institucioni, nuk ka bërë shpërndarjen e recetave në përputhje me procedurën e rregullt ligjore.
Pas konstatimeve se disa farmaci kërkonin para me receta fiktive prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhëra ndalimi edhe për shtetasit:
- Ela Malaj (drejtuese teknike e farmacisë “Alice”);
- Mariela Përnoci, Arbi Teqja dhe Arbër Thereska (përkatësisht administror dhe drejtues teknikë të farmacisë “Express”);
- Erind Hajdari (drejtuese teknike e farmacisë “Farmacia nr.6 ”);)
- Ornela Plepi (Administrator dhe drejtuese teknike e farmacisë “Katroshi
Add new comment