azem vllasi
Nëntori i vitit 1988 - histori që nuk duhet harruar
Gjenerata e lindur në vitin 1988 sot ecën nëpër pjesën më të mirë të jetës së vet. Pak mund t’i kujtohet jeta e rëndë nën okupacionin e Serbisë në kohën e regjimit klero-fashist e nacional-socialist të Slobodan Milosheviqit, kur prindërit e tyre përpëliteshin për t’ua siguruar bukën e gojës ngase mbeten pa punë, pa idare, të diskriminuar veçse ishin shqiptarë. Se çka ndodhi në këtë vit dhe si ndodhi okupacioni që zgjati plot dhjet vjet mund të kenë dëgjuar diçka prej prindërve ose segmentarisht të kenë shpalosur nga burime të ndryshme atë histori.