Athina
"Provokimet" e Hahn dhe Erdogan për çështjen çame dhe Traktatin e Lozanës, Tispras thërret Këshillin e Mbrojtjes
Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka thirrur me urgjencë mbledhjen e Komisionit të Jashtëm dhe Mbrojtjes për të diskutuar mbi deklaratat e Komisionerit Hahn për çështjen çame, qëndrim që ka shkaktuar jo pak tension në Athinë dhe ka acaruar marrëdhëniet me Brukselin raporton Kathimerini.
Edhe Çamëria në axhendën e Nishanit në Nju Jork, falënderon SHBA për mbështetjen e kauzës
Mes Athinës dhe Tiranës ka një klimë mosbesimi dhe po ashtu një re paqartësie lidhur me diskutimet e fundit për të cilat të dyja palët thonë se janë në rrugën e duhur. Megjithë optimizmin e ministrit Bushati për një axhendë dialogu që do të çojë në sheshin e problemeve të së shkuarës dhe së tashmes, aksioni politik i mazhorancës dhe jo vetëm projektojnë një klimë konfliktualiteti me Greqinë.
Athina e vjetër, disa foto të rralla
Këto janë disa foto të vjetra të Athinës. Ka pamje që të kujtojnë edhe qytetet shqiptare të dikurshme.
Një shembull nga Athina për Tiranën(video)
Dokumentari në fjalë, i titulluar “Athina, përpara qytetit”, është realizuar në vitin 1980 nga Nikos Grammatikopoulos. Dokumentari trajton rrënimin e Athinës, godinave dhe arkitekturës neoklasike të saj dhe transformimin në qytetin beton që është sot. Pamjet e godinave të fiksuara japin shëmbëllime të mëdha me atë çfarë shohim në ndonjë qoshe të Tiranës, ku shtëpi që bien në sy me arkitekturën e tyre, po mbulohen nga vërshimi i pallateve shumëkatëshe. Nuk është fjala për të ndalur zhvillimin, por një dokumentim i Tiranës, sado që është qytet modest, është i nevojshëm dhe i dobishëm.
Greqia gati të njohë Kosovën. Beogradi: Athina na tradhëtoi
Qëndrimi i shprehur pak ditë më parë nga Ministri i Jashtem grek Nikos Kotzias gjatë një takimi që pati në Nju Jork me kryeministrin Mustafa dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Thaçi, se Greqia do të mbështesë Kosovën për anëtarësimin ne organizatat ndërkombëtare, nuk është pritur mire nga mediat serbe. Sipas tyre Athina po krijon terrenin për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ato e shohin si një tradhti të kryeministrit grek Cipras ndaj Serbisë, në një kohë që autoritetet e Beogradit po kundërshtojnë përpjekjet e Kosovës për t’u berë pjesë e këtyre.