artificiale
Zemra e parë artificiale miratohet për shitje në Francë
Kompania franceze, Carmat SA, ka marrë miratimin për zemrën e parë artificiale.
Sipas agjencisë Bloomberg, projekti nisi në vitin 1993 dhe kërkimi dhe zhvillimi është kryer nga kompania e raketave Matra, e cila më pas u bë pjesë e kompanisë së prodhimit të aeroplanëve Airbus, aktualisht aksioneri më i madh i Carmat. Carmat ka aplikuar për marrjen e markës CE, ekuivalente e Bashkimit Europian me miratimin që jep FDA-ja amerikane, dhjetë vjet më parë, dhe marka u dha këtë javë.
Sistemi i inteligjencës artificiale parashikon reaksionet kimike
Një ekip hulumtuesish ka zhvilluar një sistem inovativ të inteligjencës artificiale që mund të parashikojë se si do të zhvillohen reaksione të reja organike kimike. Shkencëtarët po kërkojnë mënyra të reja për ta bërë procesin më të parashikueshëm dhe për të shpejtuar zhvillimin e ilaçeve të reja të dobishme.Hulumtuesit kanë zhvilluar një rrjet artificial, i cili është ushqyer me një bazë të dhënash të gati 400,000 reaksioneve kimike të njohura tashmë.