Sistemi i inteligjencës artificiale parashikon reaksionet kimike
Një ekip hulumtuesish ka zhvilluar një sistem inovativ të inteligjencës artificiale që mund të parashikojë se si do të zhvillohen reaksione të reja organike kimike. Shkencëtarët po kërkojnë mënyra të reja për ta bërë procesin më të parashikueshëm dhe për të shpejtuar zhvillimin e ilaçeve të reja të dobishme.Hulumtuesit kanë zhvilluar një rrjet artificial, i cili është ushqyer me një bazë të dhënash të gati 400,000 reaksioneve kimike të njohura tashmë. Sistemi është në gjendje të bëjë parashikime për reagimet e ardhshme kimike në kushte të ndryshme, duke propozuar pesë rezultatet më të mundshme për çdo reaksion kimik. Shkencëtarët, të cilët kryen testimin zbuluan se parashikimi ishte i saktë në 80% të rasteve. Deri më tani, trajnimi i sistemit është bërë me 150 njerëz. Qëllimi i tyre përfundimtar është krijimi i një sistemi që në të ardhmen mund të konkurrojë me kimistët. Ata madje synojnë të "ngarkojnë" sistemin e inteligjencës artificiale në cloud-informatikë, në mënyrë që të gjithë të interesuarit ta testojnë atë.
http://news.in.gr/science-technology/article/?aid=1500183617
Add new comment