Armand Duka
Kryetari pa dhëmbë i Bashkisë së Tiranës
Kjo është finalja e përballjes së tij me pushtetin, konkretisht kryeministrin Edi Rama dhe mangallin e tij të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ky i fundit e cilësoi largimin e Dukës si betejën e jetës dhe u përfol për një audiopërgjim, ku fliste për bole hekuri. Tekstualisht kjo ishte fjala që u përdor. Në fakt, zoti Veliaj pretendon më shumë sesa ka. Bolehekuri pason imagjinarin e tij për veten si Superman, bluzën e të cilit e vishte shpesh nëpër aktivitete në Tiranë, përpara sesa kumbari i tij në qeveri t’i jepte kovën me bojë në një nga pallatet e prekura nga tërmeti.
Gjëegjëza mediatike e “të pavarurit” Armand Duka
Dje u zhvillua ndoshta debati i parë publik, i tërthortë mes atyre që mendojnë se në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit duhet të ketë ndryshim dhe mes atyre që thonë se kandidatura e Bashkim Finos është e papranueshme. Mes këtyre të fundit ishte edhe Denis Bastari, sekretar Administrativ i FShF-së.
Teza qendrore e diskutimit në “Opinion” të Tv Klan ishte se Fino vjen nga politika, rrjedhimisht nuk mund të konsiderohet si kandidat i përshtatshëm, por si një person që përfaqëson zgjatimin e qeverisë mbi FSHF.