Arktiku
“Duhet të mbrojmë edhe Arktikun nga NATO”
Rusia do të mbrojë interesat e saj në Arktik kundër ambicieve ekspansioniste të NATO-s që shtrihen shumë përtej Evropës dhe Atlantikut.
Ministri i Jashtëm, Sergej Lavrov, thotë se ndërsa të gjithë anëtarët e Këshillit Arktik pretendojnë se nuk ka asnjë problem të vetëm në rajon që do të kërkonte një prani ushtarake atje, në realitet situata është ndryshe.
Shkrirja e akujve të Arktikut hap rrugë të reja për kabllot e internetit
Shkrirja e akullit në Arktik mund të hapë rrugë të reja për kabllot e internetit që shtrihen në fund të oqeanit dhe mbajnë shumicën e trafikut ndërkombëtar të të dhënave.
Kabllot e gazit dhe telekomunikacionit të Detit Baltik u dëmtuan vitin e kaluar, siç dyshohet, nga një anije kineze. Kabllot e të dhënave të Detit të Kuq u prenë muajin e kaluar pas një paralajmërimi të qeverisë së Jemenit për sulme nga rebelët Houthi të mbështetur nga Irani. Mbi 90 për qind e të gjithë trafikut Evropë-Azi kalon përmes rrugës së Detit të Kuq.
SHBA paralajmëron caktimin e ambasadorit të parë për Arktikun
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të caktojnë së shpejti të parin ambasador të vetin në Arktik, një rajon me rëndësi globale, qoftë për burimet natyrore, qoftë për ndërthurjen e interesave të sigurisë.
Ambasadori do të ketë gradën më të lartë dhe sipas njoftimit të Departamentit amerikan të Shtetit “do të çojë para politikën e SHBA në Arktik, do të angazhohet me palët e tjera në Arktik dhe jo vetëm si dhe me grupet indigjene dhe do të punojë ngushtësisht me aktorët lokalë”.
Zgjohet gjiganti i fjetur/ Depozitat e metanit në Arktik kanë nisur të rrjedhin
Depozitat e metanit në Oqeanin Arktik kanë nisur të rrjedhin. Shkencëtarët kanë gjetur prova se depozitat e metanit të ngrirë - që njohet si "gjiganti i fjetur i ciklit të karbonit " - kanë filluar të emetohen në një zonë të madhe të shpatit kontinental në brigjet e Siberisë Lindore.
Përplasja me Perëndimin, Rusia krijon forcë të posaçme ushtarake për Arktikun
Arktiku është një rajon ku përplasja gjeostrategjike dhe për burimet e energjisë sapo ka nisur të nxjerrë krye. Rusia është vendi që ka investuar më shumë së fundmi dhe ka ngritur pretendimet kryesore. Së fundmi njoftohet se Kremlini ka vendosur që të krijojë edhe një forcë të posaçme që është përgjegjëse për Arktikun dhe që do të veprojë si garantuese e Rrugës së Detit të Veriut që përbën kursin kryesor të qarkullimit të mallrave për Rusinë në këtë zonë.
Thyhet pjesa më e vjetër dhe e dendur e akullit në Arktik
Pjesa më e vjetër dhe më e dendur e akullit të Arktikut ka nisur të thuhet. Lajmi raportohet nga The Guardian që shkruan se ngjarja hap qarkullimin e ujërave në very të Groenlandës, që normalisht janë të ngrira, edhe në muajt e verës. Gazeta shkruan se dukuria në fjalë është e paprecedentë në historinë e regjistruar deri më sot dhe ka ndodhur dy herë këtë vit për shkak të erërave të ngrohta dhe një vale të nxehti që ka prekur hemisferën veriore.
Sirianët rrugë të reja për në Europë, përmes Arktikut nga Norvegjia
Dhjetra refugjatë sirianë po mundohen të kalojnë nëpërmjet veriut të largët të Rusisë në orvatje për të arritur një kalim të mundshëm në veri të kontinentit të Europës, pikërisht në Norvegji. Deri në 20 sirianë në muaj kanë zbarkuar në qytetin e vogël të Norvegjisë, Kirkenës, i cili shtrihet rreth 4 mijë kilometra në veri të Damaskut dhe ku temperatura mesatare ditore është konstante nën zero. Një pjesë e refugjatëve përdorin biçikletat si mjet transporti, ndërsa të tjerë makina të rastësishme ruse, gjë që e bën më të lehtë dhe të pakontrollueshëm kalimin e tyre për në Norvegji.