SHBA paralajmëron caktimin e ambasadorit të parë për Arktikun
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të caktojnë së shpejti të parin ambasador të vetin në Arktik, një rajon me rëndësi globale, qoftë për burimet natyrore, qoftë për ndërthurjen e interesave të sigurisë.
Ambasadori do të ketë gradën më të lartë dhe sipas njoftimit të Departamentit amerikan të Shtetit “do të çojë para politikën e SHBA në Arktik, do të angazhohet me palët e tjera në Arktik dhe jo vetëm si dhe me grupet indigjene dhe do të punojë ngushtësisht me aktorët lokalë”.
SHBA është një ndër vendet që bën pjesë territorialisht në qarkun e Arktikut dhe ndan interesa të veta për rajonin ku janë parë të rrisin interesin rusët dhe kinezët, rivalë strategjikë të SHBA. Aktualisht për rajonin funksionon ai që quhet Këshilli i Arktikut.
Add new comment