argjentine
Dokumenti, FBI nuk besonte se Hitleri u vetëvra
Dokumente të deklasifikuara të FBI zbulojnë se Byroja Federale e Hetimeve nuk ishte e bindur për vdekjen e Adolf Hitlerit dhe se kishte vazhduar kërkimet për vendndodhjen e tij në Argjentinë.
Hitleri u vetëvra në Berlin më 30 prill, 1945, por që atëherë ka patur spekulime të vazhdueshme se ai nuk kishte vdekur më të vërtetë dhe se i ishte dashur të largohej nga Gjermania për të shmangur arrestimin nga forcat e koalicionit. Pesë muaj pas kësaj ngjarje FBI ishte duke shqyrtuar informacionin se Hitleri kishte ikur në Argjentinë me nëndetëse.
128-vjeçari që pretendon se është Hitleri
Një 128-vjeçar në Salta të Argjentinës pretendon se është ish-udhëheqësi nazist Adolf Hitler dhe se 70 vitet e fundit jetonte në fshehje. Teksa pretendimet e tij shtrihen në kufijtë e besueshmërisë ato përputhen me zbulimin e një trofeu të relikteve naziste në vend. Duke folur në një intervistë për mediat lokale, ai tha se kishte mbërritur në Argjentinë në vitin 1945 me një pasaportë të falsifikuar nga Gestapo në përfundim të Luftës së Dytë Botërore - duke e identifikuar atë si Herman Guntherberg.
Feministet zhvishen në Argjentinë. Protestë kundër krimeve me bazë gjinore
120 vajza e gra të organizatës feministe protestuan jashtë pallatit presidencial argjentinas kundër krimeve me bazë gjinore. Fillimisht gratë u mblodhën në Plaza de Mayo, jashtë pallatit presidencial, të veshura me rrobat e tyre, duke mos tërhequr vëmendjen e autoriteteve. Statistikat tregojnë se në Argjentinë një grua humb jetën çdo 25 orë nga krime të tilla.
Argjentinë/Zbulohet një ishull që rrotullohet në aksin e vet
Një ishull i vogël që rrotullohet rreth aksit të vet dhe që rrethohet nga një liqen. Ja misteri i ri që raportohet se është zbuluar në Argjentinë në “Parana Delta” në veri të vendit. 118 m në diametër, ishulli qëndron mbi ujin blu, i ndryshëm nga zona përreth. Ishulli rrotullohet, por edhe zhvendoset në zona të ndryshme të perimetrit kufizues. Koordinatat e “syrit”, siç quhet, janë: 34°15'07.8'S; 58°49'47.4'W.
Patagonia...
Kush dëshiron natyrën, me siguri që duhet të shkojë njëherë në Patagoni. Fotografitë e sjella nga Martin Bernetti, Mario Tama, walter Diaz dhe Juan Mabromata, të “Getty”, përcjellin disa aspekte, copëza të madhështisë së këtij rajoni mes Kilit dhe Argjentinës.
http://www.theatlantic.com/photo/2016/05/a-trip-to-patagonia/483165/