Argjentinë/Zbulohet një ishull që rrotullohet në aksin e vet
Një ishull i vogël që rrotullohet rreth aksit të vet dhe që rrethohet nga një liqen. Ja misteri i ri që raportohet se është zbuluar në Argjentinë në “Parana Delta” në veri të vendit. 118 m në diametër, ishulli qëndron mbi ujin blu, i ndryshëm nga zona përreth. Ishulli rrotullohet, por edhe zhvendoset në zona të ndryshme të perimetrit kufizues. Koordinatat e “syrit”, siç quhet, janë: 34°15'07.8'S; 58°49'47.4'W.
Mashtrim, apo diçka e pazakontë? Kjo do të shohet por eksplorimi i ishullit të zbuluara nga një ekip që po realizonte një film horror, nis më 10 tetor të këtij viti. Asnjë media serioze nuk e ka përcjellë lajmin, përveç medias shtetërore iraniane, “PressTv”.
http://www.presstv.com/Detail/2016/09/13/484421/Argentina-mysterious-island
Add new comment