app
Raporti i APP-së, 129 milionë dollarë prokurime gjatë vitit 2018
Agtjencia e Prokurimit Publik ka zhvilluar dje analizën vjetore për vitin 2018 duke publikuar edhe raportin përkatës. SIpas të dhënave të përcjella, rezulton se në Shqipëri gjatë vitit që lamë pas fondi limit i prokurimit publik në total ishte 129,819,994,300, një shifër që është 7.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto që në shifra absolute shkon në 1,647,625,000,000.
Dh Albania përjashtohet për tre vjet nga pjesëmarrja në procedurat e prokurimit publik
Agjencia e Prokurimit Publik ka vendosur më 7 shkurt 2019 të dënojë me tre vjet përjashtim nga procedurat e prokurimit publik. Në njoftim e bërë publik me buletinin e datës 11 shkurt, Agjencia njofton se Dh Albania, kompania fantazmë që u shpall fituese për dy tendera me vlerë 30 milionë dollarësh, përjashtohet deri në datën 7 shkurt 2022.
Qesharake, APP nis procedimin administrativ ndaj DH Albania më 18 janar
Komedia e projektit të Unazës së Madhe të Tiranës nuk ka të sosur. Pas më shumë se tre muaj përballjeje mediatike dhe politike Agjencia e Prokurimit Publik njofton se vetëm procedimi administrative për DH Albania ka nisur vetëm në datën 18 janar 2019. APP njofton se në këtë datë i ka mbërritur kërkesa nga Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar, që është bërë shkak për nisjen e procedurës.
Ndryshojnë rregullat për prokurimet publike
Agjencia e Prokurimit Publik në një njoftim për shtyp të saj bën me dije se ka ndryshuar dokumentet standarde për pjesëmarrësit në tendera me fondet publike. Në një njoftim të këtij institucioni bëhet me dije se tashmë autoritetet kontraktore do të kenë mundësi që të përcaktojnë rastet kur lejohet ose jo nënkontraktimi.
“TemaTv”
TEC Vlora, dështon edhe tenderi për “Kooperim dhe Mirëmbajtje”. Zhvillohet nga e para vitin tjetër
Një përplasje mes Agjencisë së Prokurorimit Publik dhe Komisionit të Vlerësimit të Ofertave ka sjellë zvarritjen e procedurës së shpalljes së fituesit të tenderit “Kooperim-mirëmbajtje” me vlerë 470 mijë euro, për TEC në Vlorë. Të paktën kështu raporton gazeta “Shekulli”, sipas së cilës edhe mes kompanive pjesëmarrëse ka patur pakënaqësi.